Kodheli

"Hashashi është çështje serioze". Ministri i Drejtësisë përsërit kërkesën për ndërhyrjen e ushtrisë

Postuar në 23 Tetor, 2016 14:44

Ministri i Drejtësië, Ylli Manjani, këmbëngul që ushtria dhe të gjitha isntitucionet respektive të hyjnë në aksion për të luftuar kultivimin e kanabisit. Pas qëndrimeve të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Manjani ka përsëritur sërish, se ndërhyrja e ushtrisë duhet të bëhet dhe tani.

Kodheli kundër futjes së ushtrisë për drogën: “Në demokraci i kemi punët të ndara”. Po ndërtimi i urave dhe pastrimi i plazheve, detyrë e ushtrisë janë?

Postuar në 19 Tetor, 2016 15:22

Dje ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, sugjeroi që në luftën ndaj kanabisit mund të ndërhyjë edhe ushtria. Është një opsion që mund të zgjidhë atë problem që nuk po e përballon dot policia dhe Ministria e Brendshme. Si praktikë futja e ushtrisë për çështje të sigurisë së brendshme, apo për luftë ndaj trafiqeve është përdorur në Kolumbi, por edhe në Itali. Në vendin fqinj, ushtria hyri në vitin 1997 në Napoli për problemet që u krijuan me mbetjet dhe më vonë, në Pulia, për të përballuar kontrabandën me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Takimi Kodheli – Al Saud: Siria, një shtet që po bie. Flitet për bashkëpunim ushtarak me Arabinë Saudite

Postuar në 11 Tetor, 2016 12:29

Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes e Shqipërisë, ndodhet për një vizitë në Arabinë Saudite, ku është takuar me zëvendësprincin e Kurorës, zëvendës i dytë i kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe ministër i Mbrojtjes, lartësinë e tij mbretërore, Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud. Në bisedën mes të dyve, Kodheli ka pranuar tezat e sauditit për situatën në Lindjen e Mesme, mes të cilave edhe ajo se “Siria është një shtet që po bie”.

Fregata ruse "Admiral Grigorovich" ankorohet në Korfuz (video). Kodheli projekton bazë të NATO-s në Bizë të Martaneshit

Postuar në 29 Shtator, 2016 18:27

Disa media shqiptare raportojnë se në Bizë të Martaneshit do të instalohet një bazë e NATO-s, duke iu referuar deklaratave të ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli pas  stërvitjes se përbashkët “Joint Effort 16” dhe shoqërimit të Sekretarit Britanik të Mbrojtjes, Michael Fallon.

Dekoratat e Luftës, qeveria nuk tërhiqet pavarësisht amendimit të Taulant Ballës

Postuar në 06 Gusht, 2016 11:34

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka rikthyer në vëmendje një çështje që u debatua jo pak, ajo e dhënies së dekoratave veterenëve të luftës me rastin e 70 vjetorit të çlirimit. Presioni publik dhe ai i opozitës bënë që qeveria të pranojë rishikimin e ligjit, duke angazhuar madje Taulantin Balla të dorëzojë një amendim, i cili ka mbetur vetëm në sirtar dhe për ministren Kodheli fjala që duhet thënë në këtë rast është “t’i gëzojnë” medaljet e luftës ata që i morën. Një urim që zë vend në vitin e fundit të mandatit kur po nis të projektohet edhe fushata për zgjedhjet e ardhshme.

Kodheli: Ne si NATO e pranojmë në gjirin tonë Britaninë edhe pse ka dalë nga BE (Video)

Postuar në 07 Korrik, 2016 12:35

Në Varshavë mbahet samiti i NATO-s dhe në këtë kuadër ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli mbajti një ditë më parë një bashkëbisedim për gazetarët. Duke folur për sfidat e Aleancës ministrja qetësoi edhe britanikët  duke thënë se "fakti që Britania e Madhe vendosi të dalë nga BE nuk e cënon aspak kompaktësinë e vendeve të NATO-s, përkundrazi ne si NATO e pranojmë në gjirin tonë edhe pse ka dalë nga BE (ky është një detaj shumë i rëndësishëm)"-theksoi ministrja.

Kodheli pranon cënimin e sigurisë kombëtare: “Nuk e di nëse kufiri duhet të ishte lënë gjithë këto vite me roje private”

Postuar në 06 Korrik, 2016 13:07

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka komentuar  grabitjen me armë në aeroportin e Rinasit dhe akuzat për cënim të sigurisë kombëtare. Indirekt ajo pranoi se hyrja në pistën e aeroportit përbën shkelje të inegritetit territorial dhe se Prokuroria duhet të nxjerrë në pah përgjegjësit për atë që ka ndodhur. “Sot çështja ka kaluar në dorë të Prokurorisë dhe është ajo që do të nxjerrë në pah përgjegjësitë dhe mangësitë e kësaj që ka ndodhur. Personalisht e konsideroj rrethimin e aeroportit një pikë kufitare dhe nuk e di nëse duhet të ishte lënë në vite me roje private.

Ministria e Mbrojtjes: Do dyfishohet numri i trupave shqiptare në Afganistan

Postuar në 15 Qershor, 2016 14:26

Shqipëria po merr pjesë në Ministerialin e Brukselit, ku ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s po diskutojnë “mbi projektimin e stabilitetit përtej kufijve të NATO-s”. Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli ka premtuar se vendi ynë do të dyfishojë numrin e trupave shqiptare që marrin pjesë në misionin e NATO-s në Afganistan “Resolute Support”. Po kështu ministrja ka përsëritur gatishmërinë e Shqipërisë për të marrë pjesë në operacionet në Egje me mjetet detare të vendit tonë.  

 

Ushtria ndërton 16 km rrugë në zonën elektorale të ministres Kodheli. Zyrtarisht nis stërvitja “Mirdita 2016”

Postuar në 13 Qershor, 2016 14:17

Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë sot një njoftim mbi zhvillimin e një stërvitjeje në Mirditë dhe në Mat, por që quhet “Mirdita 2016”. Njoftimi nis me parashtrimin se stërvitja bazohet “në objektivin e deklaruar të Aleancës”, por edhe “nën kujdesin direkt të Ministres së Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli”, e cila është deputete e qarkut Lezhë ku bën pjesë edhe zona e Mirditës dhe vijon me sqarimin e detyrave të saj: “...Me stërvitjen në ndihmë të komunitetit për ndërtimin e rrugëve dhe veprave të artit, për ta kthyer këtë zonë të aksesueshme nga ana turistike dhe të jetueshme për banorët”.

Rrezik nga Rusia – një nga tezat e Politikës së Jashtme të Shqipërisë

Postuar në 29 Maj, 2016 15:44

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, ka mbajtur si temë kryesore të fjalës së saj në punimet e Asamblesë së NATO-s, që po zhvillohet në Tiranë, rrezikun rus. Sipas ministres shqiptare, dështimi i BE-së, apo edhe i Aleancës së Atlantikut të Veriut në ruajtjen e kohezionit, kërcënon paqen në Ballkan.

Pages

Subscribe to RSS - Kodheli