Ministria e Mbrojtjes: Do dyfishohet numri i trupave shqiptare në Afganistan
Shqipëria po merr pjesë në Ministerialin e Brukselit, ku ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s po diskutojnë “mbi projektimin e stabilitetit përtej kufijve të NATO-s”. Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli ka premtuar se vendi ynë do të dyfishojë numrin e trupave shqiptare që marrin pjesë në misionin e NATO-s në Afganistan “Resolute Support”. Po kështu ministrja ka përsëritur gatishmërinë e Shqipërisë për të marrë pjesë në operacionet në Egje me mjetet detare të vendit tonë.
Comments
Shteti shqiptar dhe Xhamijat shqiptare
Shteti shqiptar dergon ushtar shqiptar ne Afganistan, ndersa Xhamijat shqiptare dergojne ushtar shqiptar ne Siri-Irak.
Kush mendon per shqiptart ne Shqipni ?
Add new comment