KKT
KKT: Mbledhjet e mbyllura, sepse e-leje garanton transparencën
Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit ka reaguar me një sqarim në lidhje me çështjen e transparencës së organizimit dhe zhvillimit të mbledhjeve.
Detyrë projektuesve të hollojnë dhe zvogëlojnë lartësinë e kullës
Arkitekti duhet të bëjë të pamundurën që ta hollojë apo të ulë lartësinë apo volumin e kullës së stadiumit të ri. Mësohet se anëtarët e KKT-së kanë propozuar që arkitekti ta sjellë kullën në lartësi të pranueshme. Është propozuar që lartësia të vijë në harmoni me lartësëinë e Korpusit. Drejtori i Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” dhe anëtar i bordit të Shoqërisë Kuq e Zi, Eduard Prodani është shprehur se “Di që po punohet për stadiumin. Mbledhja e KKT-së ka lënë disa detyra, mes të cilave edhe uljen në volum apo hollim të kullës.
Ramës i del emri në lejen e pallatit 13-katësh te hyrja e Liqenit, ja dokumenti
Gazeta “Panorama” ka publikuar një vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit në 9 shtator të këtij viti për ndërtimin e një pallati 13 katësh në hyrje të Liqenit Artificial në krahun e Rrugës së Elbasanit. Vendimi përcakton se në një sipërfaqe të konsiderueshme, aktualisht parkim makinash, do të ndërtohet “Godinë banimi dhe shërbimesh, 2, 7 dhe 13 kate mbi tokë dhe 2 kate parkim nën tokë”. Në fund firma. “Kryetari i KKT, Edi Rama”. Por sipas Panoramës kjo nuk është godina e vetme.