KKT: Mbledhjet e mbyllura, sepse e-leje garanton transparencën

Postuar në 10 Dhjetor, 2017 11:42

Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit ka reaguar me një sqarim në lidhje me çështjen e transparencës së organizimit dhe zhvillimit të mbledhjeve. 

Sipas Sekretariatit Teknik të KKT-së, vendimet janë marrë në përputhje me ligjin. KKT argumenton se transparenca karakterizon të gjithë procesin e aplikimit dhe shqyrtimit për leje zhvillimi dhe ndërtimi pranë Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit, pasi kryhet online nëpërmjet sistemit e-leje.
“Sistemi e-leje realizon ndërveprimin e të gjitha subjekteve të përfshira në proces, aplikuesin, autoritetet përgjegjëse për dhënien e lejeve dhe institucionet publike që kanë detyrimin ligjor të japin informacion apo pëlqim lidhur me kërkesën për leje, duke lehtësuar procedurat për qytetarët dhe duke i dhënë mundësinë që të gjurmojnë aplikimin e tyre hap pas hapi”, thuhet në reagim.

Ndërsa në lidhje me mbledhjet me dyer të mbyllura, KKT-ja thekson se kjo është një proceduarë që përcaktohet në rregulloren e funksionimit të saj.
“Në përputhje me rregulloren e funksionimit të Këshillit Kombëtar të Territorit mbledhjet kryhen me dyer të mbyllura për publikun, me përjashtim të çështjeve me interes të veçantë, si vendimmarrja për planet kombëtare, sektoriale apo vendore, për të cilat mbledhjet mund të bëhen publike. Rendi i ditës për mbledhjet botohet në faqen zyrtare të Sekretariatit Teknik të KKT-së, Agjencisë së Zhvillimit të Territorit”, thuhet në reagim. 

TemaTv

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.