Khashoggi
Princi saudit i Kurorës: Pranoj përgjegjësinë time për vrasjen e Khashoggit, por nuk dija gjë
Princi i Kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman ka pranuar se vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi ka ndodhur nën hundën e tij. Ai e ka pranuar këtë fakt bashkë me përgjegjësinë që rrjedh prej saj në një dokumentar të realizuar nga rrjeti PBS,
Ndodhi nën hundën time. Marr të gjithë përgjegjësinë, sepse ndodhi para syve të mi, por pa dijeninë time
citohet princi në fjalë.
Publikohen audiot e bisedave të vrasësve të gazetarit Khashoggi
Gazeta turke Daily Sabah ka publikuar transkripte të bisedës mes anëtarëve të skuadrës saudite që ekzekutoi gazetarin Jamal al Khashoggi dhe të bisedës mes këtij të fundit dhe ekzekutorëve pak përpara se të vdiste. Gazeta shkruan se audiot e regjistruara janë siguruar nga shërbimi sekret turk – MIT – dhe mandej janë shpërndarë me autoritetet turke që kanë kryer hetimet.
OKB gjen prova që lidhin princin saudit me vrasjen e Khashoggi-t
Një eksperte e OKB-së ka arritur në përfundimin se ka "prova të besueshme" që kërkojnë hetime të mëtejshme lidhur me përgjegjësinë e princit të kurorës saudite, Mohammed bin Salman, dhe zyrtarëve të tjerë të lartë në vrasjen makabre të gazetarit Jamal Khashoggi.
SHBA lan duart me vrasjen e Khashoggit
SHBA duket se ka larë duart me vrasjen e gazetarit të “The Washington Post” Jamal Khashoggi teksa sekretari i Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo ka takuar sot dy drejtuesit e monarkisë saudite, mbretin Salman dhe Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, i cili akuzohet ndërkombëtarisht si urdhërues i vrasjes së gazetarit në konsullatën suaidte në Stamboll.
Takimi mes Pompeo dhe Princit ka zgjatur 45 minuta dhe në të është folur kryesisht për krizën në Jemen, ku Arabia Suadite është aktor kryesor.
Libër mbi vrasjen e Khashoggit: Trupi ndodhet në pusin e konsullatës saudite në Stamboll
Një libër i publikuar së fundmi në Turqi hedh drtitë, apo më saktë, pretendon një skenar plotësues për vrasjen e gazetarit të “The Washington Post”, Jamal Khashoggi. Sipas autorëve të librit “Mizori diplomatike: Sekretet e errëta të vrasjes Khashoggi”, Abdurrahman Şimşek, Nazif Kahraman dhe Ferhat Ünlü, trupi i gazetarëve gjendet në pusin që ndodhet në kopshtin e konsullatës saudite në Stamboll.
CIA: Khashoggi u vra me urdhër të princit saudit
CIA vlerëson se princit saudit, Mohammed bin Salman urdhëroi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll. Këto vlerësime ndërlikojnë edhe më shumë përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump për të shpëtuar marrëdhëniet me aleatin kyç të SHBA-ve.
CIA ka informuar edhe segmente të tjera të qeverisë amerikane, duke përfshirë edhe Kongresin, për vlerësimin e saj, përfundime që bien ndesh me pozicionet e qeverisë saudite se Princi Mohammed nuk është i përfshirë në vrasjen e gazetarit.