CIA: Khashoggi u vra me urdhër të princit saudit
CIA vlerëson se princit saudit, Mohammed bin Salman urdhëroi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll. Këto vlerësime ndërlikojnë edhe më shumë përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump për të shpëtuar marrëdhëniet me aleatin kyç të SHBA-ve.
CIA ka informuar edhe segmente të tjera të qeverisë amerikane, duke përfshirë edhe Kongresin, për vlerësimin e saj, përfundime që bien ndesh me pozicionet e qeverisë saudite se Princi Mohammed nuk është i përfshirë në vrasjen e gazetarit.
Rezultatet e CIA-s, të publikuara nga Ëashingtoni Post, konfirmojnë dyshimet e SHBA-ve se për lidhjet e udhëheqësit saudit me ngjarjen. Megjithatë Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit refuzuan të komentojnë. Khashoggi, kritik i qeverisë saudite dhe kolumnist i Washington Post, u vra në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, kur ai shkoi për të marrë disa dokumente që i nevojiteshin për martesën e tij me një grua turke. Zyrtarët turq kanë thënë se vrasja ishte parapërgatitur dhe duke i kërkuar Arabinë Saudite të çojë para gjyqit përgjegjësit për vrasjen.
Add new comment