Princi saudit i Kurorës: Pranoj përgjegjësinë time për vrasjen e Khashoggit, por nuk dija gjë

Postuar në 26 Shtator, 2019 12:55

Princi i Kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman ka pranuar se vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi ka ndodhur nën hundën e tij.  Ai e ka pranuar këtë fakt bashkë me përgjegjësinë që rrjedh prej saj në një dokumentar të realizuar nga rrjeti PBS,

Ndodhi nën hundën time. Marr të gjithë përgjegjësinë, sepse ndodhi para syve të mi, por pa dijeninë time

citohet princi në fjalë.

Dokumentari pritet të jepet së shpejti për audiencën e gjerë dhe në të për herë të parë bin Salman pranon përgjegjësinë politike për atë që ndodhi në konsullatën saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018. Realizuesi i dokumentarit, Martin Smith, ka këmbëngulur në pyetjen se si është e mundur që vrasja e gazetarit të “The Washington Post” të ketë ndodhur pa dijeninë e tij.

Ne drejtojmë 20 milionë njerëz. Kemi 3 milionë të punësuar në agjencitë qeveritare

është përgjigjur princi.

Pyetjes se si është e mundur që këta nëpunës të marrin avionin e princit për të kryer punë të tilla, bin Salman i është përgjigjur:

Kam zyrtarë, ministra që ndjekin punët dhe ata janë përgjegjës, kanë autoritetin për të bërë një gjë të tillë

Vetë Khashoggi ka pranuar për gazetarin Martin Smith, dy muaj para se të vdiste se nuk ishte qëllimi i tij të ishte dissident, por sipas tij:

…nuk dua që të kthehem në shtëpi dhe të qep gojën sërish

Dokumentari pritet të transmetohet në datën 1 tetor dhe ai pason si punë gazetareske zbulimet e mediave turke që kanë sjellë për publikun e gjerë edhe materialet audio të regjistruara në momentet e fundit të jetës së gazetarit Khashoggi.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ky eshte kasap, por kur punon per interesa te Israelit dhe USA je imun.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.