Jeta
"Kujtohu që je i vdekshëm!"
Përkthyesi dhe poeti Alket Çani me ciklin e ri poetik, “Memento mori”, – një libër ku përfshihen edhe përkthime nga Borges, Michaux, Kavafis, Valéry, Baudelaire etj.. Një takim mes gjendjeve të përkohshmërisë së jetës, udhëtimeve dhe kujtesës.
Gjithmonë disa kushte paraprake favorizojnë krijimin, nxitjen e, për pasojë, shtysën drejt vendimit për një tekst e, në rastin tuaj, poetik. Si erdhën këto deri në idenë e një libri?
Të udhëtosh me vdekjen
“Stina e hijeve”, romani që u vlerësua si libri më i mirë i vitit, vetëm pak ditë më parë nga Ministria e Kulturës, përtej një letërsie që të grish me stilin, mban brenda të vërteta që dhembin mbi realitetin tonë këto vite. Duket se ky roman u shkrua vetë brenda shkrimtarit, për t’u hedhur në letër me shpejtësinë e gjërave që nuk mbajnë më brenda teje. E ka shkruar për katër javë, pas një ëndrre gati torturuese, ku vështrimi i një vajze që e kishte njohur përmes rrëfimeve, i dukej sikur i kërkonte ta vendoste përgjithmonë në një libër.
Bukuresht, zjarr në një klub nate, humbin jetën 27 të rinj, 150 plagosen
Njëzet e shtatë persona, kryesisht adoleshentë dhe të rinj humbën jetën dhe mbi 150 të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një zjarri në një klub nate në Bukuresht. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 30 tetorit në “Colectiv club”. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, Raed Arafat janë 155 persona të cilët po trajtohen në spitalin e Bukureshtit në Rumani. Zjarri dyshohet se ka rënë nga fishekzjarret që u hodhën brenda dhe jashtë lokalit. “Informacioni i vetëm që kemi është se në klub janë përdorur fishekzjarre dhe më pas ndodhi tragjedia. Sigurisht, kjo është nën hetim” tha Arafat për BBC.
Ciganët e mi
Mund të jenë të rrallë poetët që s’u kanë kënduar ciganëve, që nga Pushkini. Magneti që i ka tërhequr është shpirti i lirë i tyre. Mbase dhe ua kanë pasë zili në çaste të veçanta. Se ciganët ku i zinte dita, nuk i zinte nata, ku i zinte vera nuk i zinte vjeshta. Jeta shtegtare që bënin i ngjante hera-herës dhe vetë shpirtit të poetit. Po ndërtoj thjesht e pa artifice një “triptik”, sa jetësor e aq poetik për këtë shpirt të lirë.
1.
NASA zyrtarizon: Në Mars është zbuluar ujë
NASA konfirmon se në planetin e kuq, në Mars është zbuluar ujë. Në vitin 2010 u zbuluan disa vija të errëta, të gjera 5 m dhe të gjata 100 të cilat nxitën dyshimin se ishin shkaktuar nga uji i rrjedhshëm. Përveç akullit që pranohej gjerësisht se ekzistonte, sot Agjencia Hapësinore Amerikane pranon zyrtarisht praninë e ujit të lëngshëm në Mars. Një zbulim historik, i cili i jep përgjigje, ose hap një parAdigmë të re për të vlerësuar mundësinë e jetës në univers. Uji është parakusht i jetës dhe kjo është çfarë është zbuluar në sistemin tonë diellor.