Bukuresht, zjarr në një klub nate, humbin jetën 27 të rinj, 150 plagosen

Postuar në 31 Tetor, 2015 08:52

Njëzet e shtatë persona, kryesisht adoleshentë dhe të rinj humbën jetën dhe mbi 150 të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një zjarri në një klub nate në Bukuresht. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 30 tetorit në  “Colectiv club”. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, Raed Arafat  janë 155 persona të cilët po trajtohen në spitalin e Bukureshtit në Rumani. Zjarri dyshohet se ka rënë nga fishekzjarret që u hodhën brenda dhe jashtë lokalit. “Informacioni i vetëm që kemi është se në klub janë përdorur  fishekzjarre dhe më pas ndodhi tragjedia. Sigurisht, kjo është nën hetim” tha  Arafat për BBC. Në lokalin e natës ishin duke kënduar grupe të muzikës metal. Pas rënies së zjarrit, të pranishmët u përfshinë nga kaosi, ku në përpjekje për tu larguar shkelnin mbi njëri-tjetrin. Dëshmitarët thanë se një shkëndijë në skenë ndezi disa dekore plastik. Një shtyllë dhe tavan i klubit u përfshinë nga  zjarri dhe më pas ka pasur një shpërthim dhe tym të rëndë. Presidenti rumun Klaus Lohannis tha se ishte i tronditur dhe thellësisht i trishtuar nga ky incident. “Ky është një moment shumë e trishtuar për të gjithë ne, për vendin tonë dhe për mua personalisht,” shkroi ai në faqen e tij në Facebook.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.