të rinj
Tjetër skandal me testin e gazrave në makinat gjermane
Njerëzit janë përdorur si eksperimente për mbrojtur idenë se emetimet e gazrave nga motorët me naftë nuk janë kancerogjene. Studimi i urdhëruar nga Grupi Evropian për Kërkime mbi Mjedisin dhe Shëndetin në sektorin e transportit (EUGT) u financua nga kompanitë e automobilizmit në Gjermani, Volksëagen, Daimler dhe BMW. Gazeta gjermane Stuttgarter Zeitung zbulon se të rinjtë që u përdorën në këtë eksperiment u detyruan të thithin dioksidin e azotit dhe gazrat toksikë që dalin nga emetimet e makinave.
Bukuresht, zjarr në një klub nate, humbin jetën 27 të rinj, 150 plagosen
Njëzet e shtatë persona, kryesisht adoleshentë dhe të rinj humbën jetën dhe mbi 150 të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një zjarri në një klub nate në Bukuresht. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 30 tetorit në “Colectiv club”. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, Raed Arafat janë 155 persona të cilët po trajtohen në spitalin e Bukureshtit në Rumani. Zjarri dyshohet se ka rënë nga fishekzjarret që u hodhën brenda dhe jashtë lokalit. “Informacioni i vetëm që kemi është se në klub janë përdorur fishekzjarre dhe më pas ndodhi tragjedia. Sigurisht, kjo është nën hetim” tha Arafat për BBC.