Tjetër skandal me testin e gazrave në makinat gjermane

Postuar në 29 Janar, 2018 13:39

Njerëzit janë përdorur si eksperimente për mbrojtur idenë se emetimet e gazrave nga motorët me naftë nuk janë kancerogjene. Studimi i urdhëruar nga Grupi Evropian për Kërkime mbi Mjedisin dhe Shëndetin në sektorin e transportit (EUGT) u financua nga kompanitë e automobilizmit në Gjermani, Volksëagen, Daimler dhe BMW. Gazeta gjermane Stuttgarter Zeitung zbulon se të rinjtë që u përdorën në këtë eksperiment u detyruan të thithin dioksidin e azotit  dhe gazrat toksikë që dalin nga emetimet e makinave.

Agjencia e lajmeve Reuters thekson se nuk ishte në gjendje të konfirmonte drejtpërdrejt të dhënat e këtij studimi, duke shtuar se  përfaqësues të EUGT  nuk pranuan të komentojnë  mbi raportin. Sipas publikimit të Stuttgarter Zeitung, rreth 25 të rinj thithën dioksid azoti për periudha të gjata. Eksperimenti u krye në një institut që i përket Universitetit të Aachen, Gjermani. Efektet e thithjes së dioksidit të azotit nga të rinjtë nuk ishin të qarta në përfundim të studimit.

Zbulimi vjen teksa industria e automobilave po përballet me ndalimin e qarkullimit të hyrjes së makinave me naftë në qendrat e qyteteve në mbarë botën, pas skandalit të vitit 2015 në lidhje me softëaret e manipuluar të VW. E njëjta organizatë kishte porositur një tjetër  hulumtim të ngjashëm në 2014, duke detyruar majmunët të thithnin gazra toksike të emetuara nga makinat Volksëagen të pajisur me softëare të paligjshëm.

"Shtrirja dhe zbatimi i këtyre hulumtimeve janë të tmerrshme. Ne i dënojmë eksperimentet në mënyrën më intensive. Edhe pse Daimler nuk kishte asnjë ndikim në këtë program kemi filluar një hetim të gjerë në këtë çështje"- thuhet në njoftimin e kompanisë gjermane të automobilave.

Sipas Times, EUGT kishte urdhëruar një studim për të mbrojtur përdorimin e motorëve me naftë, pas përfundimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë se emetimet e gazrave nga motorët diesel janë kancerogjene.

https://www.stuttgarter-zeitung.de/inhalt.kommentar-zu-den-abgasexperime...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.