italia

Provokimi i zë vendin politikës në Itali

Postuar në 10 Shkurt, 2019 12:16

Presidenti francez, Emmanuel Macron thotë se i vjen keq për provokimet e vazhdueshme të populistëve në Itali. Ai ka heshtur shumë kohë, por tani ai ka thirrur përkohësisht ambasadorin nga Palazzo Farnese, përfaqësia franceze e tij në Romë. Deklarata e Pallatit Elysée për aksionin dënues diplomatik, që nuk duhet të ndodhte midis vendeve anëtare të BE-së, u morr shumë për keq. Zërat thonë se marrëdhëniet midis qeverive të Parisit dhe Romës janë aq të këqija sa kurrë më parë pas Luftës së Dytë Botërore.

Katolikët dhe klasa drejtuese, një vështrim mbi elitat politike

Postuar në 21 Janar, 2019 10:58

Nganjëherë ndodh që një diskutim publik është shumë më interesant për atë që nënkupton, sesa për argumentet e përdorura nga ata që përfshihen në të. I tillë është ndoshta debati që  po rigjallëron sektorë të caktuar të Kishës dhe të tjerë të lidhur me të. Debati ka të bëjë me dëshirën ose shpresën (ende jo një projekt) për të parë të rilindë një parti katolikësh, këtu në Itali. Arsyet kuptohen. Nga njëra anë, një pakënaqësi e përgjithshme, e cila bashkon shumë katolikë (por jo vetëm ata), për cilësinë e klasës politike italiane në aspekte të ndryshme të saj.

Italia autorizon kërkimin e naftës në detin Jon

Postuar në 07 Janar, 2019 03:05

Edhe Italia i ka hapur dritën jeshile kërkimeve për naftë në etin Jon.

“Jelekët e verdhë” të Francës frymëzojnë italianët

Postuar në 26 Nëntor, 2018 12:06

Ndërsa Franca po përballet me pasojat e protestës së “jelekëve të verdhë”, që nga kurimi i të plagosurve (një polic rrezik të humbasë syrin) deri te riparimi i dëmeve në Champs-Elysees, ku për tetë orë protesta mori përmasat e një “lufte” urbane, presidenti Emmanuel Macron ka nisur të hartojë një plan për shmangien e një ngjarjeje të ngjashme. Ajo që e bën më të vështirë këtë ndërhyrje është fakti se lëvizja kundër taksës së mjedisit që rrit çmimin e karburantit nuk ka lider dhe as zëdhënës. Madje, nuk ka as informacione të qarta për protestën e paralajmëruar për të shtunën e ardhshme.

Greqia drejt zgjedhjeve të parakohshme?

Postuar në 26 Nëntor, 2018 09:48

Gazeta konservatore greke “Kathimerini” njofton sot për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në muajin mars. Gazeta i referohet burimeve afër kryeministrit Alexis Tsipras dhe e lidh opsionin e zgjedhjeve që sipas saj do të kërkohen nga vetë kryeministri me një seri zhvillimesh të brendshme dhe të jashtme. 

BE kërcënon me gjobë Italinë

Postuar në 22 Nëntor, 2018 10:09

Komisioni Evropian publikoi dje raportet mbi buxhetet e vendeve anëtare të Eurozonës dhe theksoi se në rastin e Italisë planet e saj për vitin 2019 janë "të papajtueshme" me angazhimet e mëparshme dhe për këtë arsye hapja enjë procedurë për deficitin e tepërt është e justifikuar.

Italia pa alternativa përkundrejt Europës Gjermane*

Postuar në 19 Nëntor, 2018 13:05

Është e sigurt që pas mosmarrëveshjes që sot ka vënë përballë Italinë me Bashkimin Evropian qëndron vendosmëria e qeverisë së koalicionit Lega-Lëvizja 5 Yjet për për një kundërvënie vetëvrasëse kundër Brukselit, për t’i dhënë përparësi me çdo kusht vullnetit të saj mbi rregullat e Unionit.

Italia do t'i kërkojë falje Greqisë për shpalljen e luftës në vitin 1940

Postuar në 27 Tetor, 2018 16:08

Italia do të kërkojë formalisht ndjesë ndaj Greqisë për shpalljen e luftës në vitin 1940. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta konservatore greke “Kathimerini” sipas së cilës akti formal do të bëhet nga presidenti italian, Sergio Mattarella gjatë vizitës së tij më 28 tetor në Selanik.

BE rrëzon buxhetin e Italisë (letra)

Postuar në 06 Tetor, 2018 11:14

Komisioni Evropian ka hedhur poshtë projektbuxhetin preliminar të qeverisë italiane, sipas La Repubblica.
Në të njëjtën kohë, sipas informacionit, Komisioni shprehu shqetësim serioz për rritjen e deficitit qeveritar.

Qëndrimi negativ i Komisionit ka të bëjë veçanërisht me raportin e deficitit ndaj PBB-së, i cili parashikohet të arrijë 2.4% në projektbuxhetin paraprak për 2019.

Mnistri i Jashtëm: Gati të presim refugjatët eritreas të bllokuar në Itali

Postuar në 25 Gusht, 2018 18:40

Në Itali prej disa ditësh po debatohet për fatin e 190 refugjatëve nga Eritrea që janë bllokuar në anijen “Diciotti “, që i shpëtoi pak milje larg Lampeduzës. Ministri i Brendshëm Matteo Salvini është në provën e nervave pasi ai premtoi se në Itali nuk do të hyjnë më refugjatë dhe lëshimi i deritanishëm është se nga 190 refugjatë janë lejuar të zbresin vetëm 17, kryesisht gra që thuhet se janë të dhunuara.

Pages

Subscribe to RSS - italia