Mnistri i Jashtëm: Gati të presim refugjatët eritreas të bllokuar në Itali

Postuar në 25 Gusht, 2018 18:40

Në Itali prej disa ditësh po debatohet për fatin e 190 refugjatëve nga Eritrea që janë bllokuar në anijen “Diciotti “, që i shpëtoi pak milje larg Lampeduzës. Ministri i Brendshëm Matteo Salvini është në provën e nervave pasi ai premtoi se në Itali nuk do të hyjnë më refugjatë dhe lëshimi i deritanishëm është se nga 190 refugjatë janë lejuar të zbresin vetëm 17, kryesisht gra që thuhet se janë të dhunuara.

Në këtë situatë Italia po debaton me BE-në dhe po vë në pikëpyetje rregullat që sipas qeverisë në fuqi e kanë penalizuar. Mirë pra. Nga Shqipëria asaj po i ofrohet ndihmë. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, shpërndan sot në italisht një mesazh në Tuiter, prej nga ku ofron ndihmën e vendit tonë.

Dikur ishim ne eritreasit që vuajnë në prej ditësh dhe netësh në mes të detit, në pritje që Europa të zgjohet. Dje Italia na shpëtoi. Sot jemi gati të japim një dorë

shkruan ndër të tjeraq Bushati.

Nuk dihet nëse ministrit i ka kërkuar kush ndihmë nga Roma, apo kjo është forma e njohur e Tiranës zyrtare për të rënë në sy te një qeveri me të cilën mesa duket marrëdhëniet nuk janë si ato me qeverinë e Matteo Renzit. Për një takim në SHBA japim apo shpikim baza ushtarake, për një vizitë në Romë, presim ca refugjatë nga Eritrea. Edhe sepse jemi të sigurtë se eritreaist do ikin. Fundja këtej po ikin edhe shqiptarët vetë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.