refugjatet eritreas
Mnistri i Jashtëm: Gati të presim refugjatët eritreas të bllokuar në Itali
Në Itali prej disa ditësh po debatohet për fatin e 190 refugjatëve nga Eritrea që janë bllokuar në anijen “Diciotti “, që i shpëtoi pak milje larg Lampeduzës. Ministri i Brendshëm Matteo Salvini është në provën e nervave pasi ai premtoi se në Itali nuk do të hyjnë më refugjatë dhe lëshimi i deritanishëm është se nga 190 refugjatë janë lejuar të zbresin vetëm 17, kryesisht gra që thuhet se janë të dhunuara.