investimet
Frika e kryeministrit për zgjedhjet në Dibër, një shfaqje sinqeriteti në katër vite hipokrizie
Me kalimin e reformës në drejtësi dhe sidomos të ligjit të vettingut, ka një mësymje propagandistike që e vendos qeverinë në pozicione epërsie të padiskutueshme për zgjedhjet. Pozicione që duken edhe më të logjikshme kur sheh sesi Ilir Meta e la masazhin me Arjanin e hotel “Grand” dhe iu drejtua për ndihmë masazheve nga kryeministri.
Qeveria kërkon para në Kinë për Korridorin e Kaltër
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ka marrë pjesë në forumin e bashkëpunimit ekonomik “Shqipëri-Kinë, miqësi e vjetër, partneritete të reja”, zhvilluar në Kinë. Me ministrin ka qenë edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jakaj, në një përpjekje për të promovuar Shqipërinë. Bushati ka folur për nevojën e investimit në atë që Programi i PS-së e quante Korridori i Kaltër, e për të cilin në katër vite qeverisje është folur vetëm dy herë.
Parada e punëve botore
Ka disa ditë që kryeministri në vetë të parë, përmes profilit të vet në Facebook poston rregullisht copëza të asaj që e quan Rilindje Urbane të Shqipërisë. Shkolla të rikosntruktuara, sheshe publike në qytete të Shqipërisë ku është bërë ndërhyrje, projekte për teatro etj.. Një galeri suksesesh dhe projektesh që emfatizohen si përpjekja për ringjalljen e vlerave komunitare.
Kina, ambicie superfuqie edhe në fushën e IT. Plani 10 – vjeçar: 5.7 trilion dollarë konsum, shërbim interneti për 350 milionë njerëz më shumë
Qeveria kineze ka bërë të njohur së fundmi planin e saj dhjetëvjeçar në fushën e Teknologjisë së Internetit. Këshilli Shtetëror dhe Komiteti Qendror i Partisë Komuniste kanë zyrtarizuar draftin për strategjinë kombëtare të IT-së, që do të drejtojë politikën e qeverisë kineze në dekadën e ardhshme.
Greqia u kthehet investimeve publike, metroja e Selanikut projekti më madhor
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka prezantuar një plan ambicioz për ristartimin e ekonomisë vendase, pas shtatë vjetër recesion. Prezantimi u bë të enjten në mbrëmje, pak orë pasi kreditorët kishin miratuar disbursimin e një pjese të këstit të kredisë për Greqinë.
Me këtë rast, Tsipras deklaroi se këto ditë po mbyllet cikli më i vështirë i programit të shpëtimit dhe se vendi po hyn në fazën e zhvillimit ekonomik.
Buxheti me 18.2 miliardë lekë sufiçit, pak investime
Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskalë paraprakë të pesëmujorit 2016. Sipas njoftimit zyrtar, pesëmujori i parë i vitit 2016 ka shënuar një performancë tejet të mirë të të ardhurave të cilat në total, kanë rezultuar 163.8 miliardë lekë, me një realizim 100% të planit të periudhës. Përmirësim ka edhe në shpenzimet buxhetore.
Fotolajm/Kur digjesh nga qulli i fryn edhe kosit
Ministri i Transporteve "ka përveshur mëngët" dhe ka nisur inspektimin e rrugëve. Ajo që ndodhi në aksin Plepa -Kavajë po kalohet pa asnjë përgjegjësi dhe këtu na vjen në ndihmë preambula dhe pasthënia e këtij shteti: Shqipëri hesapi.
Ministri ka qenë në aksin Mbikalimi i Trenit -Ura e Mesit në Shkodër ku është konstatuar vjedhja e elementëve të sinjalistikës. Një hall më vete ky në Shqipëri. Ministri ka bërë thirrje që të kihet kujdes dhe të ruhet sinjalistika, pasi ka rrezik për aksidente.
Intervista/Marketingu Online, më pak kosto për një efekt të matshëm. Qeveria duhet të koordinojë investimet në IT dhe të shpërndajë fondet
Në një intervistë për “TemaTv”, në emisionin “Portofol”, biznesmeni Endri Meksi, analizon situatën në tregun online, ndërhyrjet e shtetit, vizionin e munguar për zhvillimin e këtij tregu dhe sidomos keqshpërndarjen e parasë publike, që i ka kthyer kompanitë kryesore në tregëtarë, në vend se të ishin zhvillues.
Perëndimi i epokës së naftës. Arabia Saudite krijon Fond Publik 2 trilionë dollarë për të nxjerrë vendin nga varësia ekskluzive nga ari i zi
Bota po hyn në një epokë të re të shfrytëzimit dhe përdorimit të energjisë. Një botë që sheh rënien e fuqisë së arit të zi, naftës, e cila po alternaohet me buriem të reja. Shenjë e qartë e këtij ndryshimi themelor është edhe vendimi i një prej prodhuesve kryesorë të naftës, Arabisë Saudite, për të vlerësuar dhe shitur përqindje të aseteve të veta, duke synuar edhe ndryshimin strukturor të kompanive.
Ankesat e investitorëve të huaj, propozohet “Ombudsman” për biznesin
Shqipëria ka numrin më të madh të ankimeve nga investitorët e huaj, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, gjë e cila po i shkakton një kosto të lartë shtetit si dhe po ndikon në perceptimin e sipërmarrëvesve të huaj mbi klimën e investimeve në vend. Në këtë përfundim kanë arritur ekspertë të Bankës Botërore, shqetësim të cilin e kanë bërë prezent gjatë një takimi me një grup ndërministror.