Ankesat e investitorëve të huaj, propozohet “Ombudsman” për biznesin
Shqipëria ka numrin më të madh të ankimeve nga investitorët e huaj, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, gjë e cila po i shkakton një kosto të lartë shtetit si dhe po ndikon në perceptimin e sipërmarrëvesve të huaj mbi klimën e investimeve në vend. Në këtë përfundim kanë arritur ekspertë të Bankës Botërore, shqetësim të cilin e kanë bërë prezent gjatë një takimi me një grup ndërministror. Për këtë arsye në takimin e fundit të Këshillit të Investimeve, eksperti i BERZH, Juraj Strasser ka prezantuar idenë konceptuale për ngritjen në Shqipëri të institucionit të “Ombudsman-it” të biznesit, ide që është diskutuar me qeverinë shqiptare dhe Bankën Botërore raporton gazeta "Shqip". Qëllimi i avokatit të biznesit do të jetë të rishikojë çështje individuale për t’u investiguar dhe trajtuar si dhe të ofrojë rekomandime mbi ndryshime sistematike që po ndodhin në legjislacionin e beznesit. Kjo ide është pritur mirë edhe nga komuniteti i biznesit që ka kërkuar të jetë ai që do të zgjedhë avokatin e biznesit.
Add new comment