investimet

Shenja jo të mira: Bie kërkesa për kredi nga biznesi

Postuar në 17 Tetor, 2015 15:34

Kërkesa e biznesit për kredi vijon të ulet për të tretin tremujor radhazi. Të dhënat dalin nga një vëzhgim i Bankës së Shqipërisë, sipas të cilës, janë bizneset e mëdha ato që kanë rrudhur kërkesën për kredi, në zërin e investimeve. Kurse biznesi i vogël dhe individët e kanë rritur atë. “Në fund të gushtit, stoku total i kredisë që bankat kanë dhënë për biznesin ra në 359.2 miliardë lekë nga 372.8 miliardë që ishte në gushtin e një viti më parë”, raporton banka.

Thellohet kriza, nuk realizohet as plani i shkurtuar tek investimet

Postuar në 25 Shtator, 2015 10:03

Të dhënat e 8 mujorit tregojnë se, fondi i investimeve me gjithë shkurtimin e aplikuar gjatë rishikimit të buxhetit nuk është realizuar në masën 9.7%. Nga 31 miliardë lekë të planifikuara për tu investuar në janar-gusht janë alokuar 28 miliardë lekë ose 3 miliardë lekë më pak se programimi.

Sipas “Monitor” me rishikimin e buxhetit shpenzimet kapitale u reduktuan me 4.7 miliardë lekë, nga të cilat: – Shpenzimet kapitale me financim të brendshëm u rriten me 5 miliardë lekë dhe shpenzimet kapitale me financim të huaj u reduktuan me 9.7 miliardë lekë.

Investimet publike në udhëkryq, realizohen vetëm 44% e tyre

Postuar në 17 Shtator, 2015 09:00

Investimeve publike kanë mbetur në udhëkryq. Realizimi i tyre nuk është në nivelin e pritshëm për periudhën 8 mujore të këtij viti. “Tv Scan” raporton se sipas Drejtores së Investimeve në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ilda Malile, për këtë vit investimet publike janë planifikuar në vlerën e 63.3 miliardë lekëvë, nga të cilat 35.2 miliardë lekë me financim të brendshëm dhe 28 miliardë lekë me financim të huaj. Ndërkohë realizimi për 8 mujorin është përkatësisht në masën 46 % dhe 43 %.

Investimet publike ndjekin trendin e një viti më parë: atë të mosrealizimeve

Postuar në 12 Shtator, 2015 11:25

Duket se niveli i investimeve publike gjatë 8­-mujorit, ka ndjekur trendin e një viti më parë, atë të mosrealizimit. Në një kronikë të trasmetuar nga “Tv Scan”, thuhet se ndonëse 6 mujori i parë i këtij viti ishte periudhë parazgjedhore, ku sipas eksperiencave të mëparshme duhet të kishim një “bum” investimesh publike, ka ndodhur e kundërta. Edhe gjatë vitit të kaluar për qeverinë pati kritika si nga opozita edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare për nivelin e ulët të investimeve publike.

Shënim: Dy standarde mbi pronën

Postuar në 19 Gusht, 2015 16:09

Bashkia e Tiranës, thuajse ditë për ditë njofton për aksionin e lirimit të hapësirave publike. Për heqjen e karrigeve apo tavolinave nga rrugët e qytetit, duke theksuar madje marrjen e masave ndëshkuese. “Në ditën e pestë të aksionit për lirimin e hapësirave në Njësinë nr. 5, Bashkia e Tiranës po bën rehabilitimin e tyre. Pas lirimit të hapësirave ka nisur projekti për rikualifikimin e këtij blloku urban, për të shënuar fillimin e punimeve në këtë zonë dhe për rehabilitimin e ambienteve. Këto masa do të jenë tejet të ashpra.

Qeveria rishikon me ulje programin për investimet, shfaqen dobësitë serioze në realizimin e zërave

Postuar në 12 Gusht, 2015 10:29

Ulje në programin e shpenzimeve kapitale për periudhën afatmesme 2016-2018, në krahasim me parashikimet e janarit. Ky është dhe rishikimi që ka bërë Qeveria, shkruan“Monitor”. Kjo ulje në parashikime shihet të ketë ardhur nga dobësitë serioze që po shënon qeveria në realizimin e zërit të investimeve edhe pse ai po vjen në ulje. Kështu pritjet për zërin më të rëndësishëm të buxhetit që ndikon në rritjen ekonomike shpenzimet kapitale janë shkurtuar me 9% për vitin 2016 deri në 35% më pak në vitin 2018.

Pages

Subscribe to RSS - investimet