Thellohet kriza, nuk realizohet as plani i shkurtuar tek investimet
Të dhënat e 8 mujorit tregojnë se, fondi i investimeve me gjithë shkurtimin e aplikuar gjatë rishikimit të buxhetit nuk është realizuar në masën 9.7%. Nga 31 miliardë lekë të planifikuara për tu investuar në janar-gusht janë alokuar 28 miliardë lekë ose 3 miliardë lekë më pak se programimi.
Sipas “Monitor” me rishikimin e buxhetit shpenzimet kapitale u reduktuan me 4.7 miliardë lekë, nga të cilat: – Shpenzimet kapitale me financim të brendshëm u rriten me 5 miliardë lekë dhe shpenzimet kapitale me financim të huaj u reduktuan me 9.7 miliardë lekë.
Një raport për Kuvendin Ministria e Financave ka sqaruar se, i gjithë deficiti në shpenzimet kapitale është krijuar në shpenzimet me financim të huaj, të cilat janë realizuar në masën 60 për qind, duke krijuar një deficit prej 5.5 miliardë lekësh. Këto shpenzime kanë rënie edhe në krahasim me vitin e mëparshëm. Sipas financave shkaku kryesor i 6 mosrealizimit të tyre është planifikimi i fryrë nga ministritë e linjës për projektet me financim të huaj. Gjithashtu, mosmarrja në konsideratë e procedurave që aplikohen për këto projekte ka sjellë vonesa të konsiderueshme dhe, për rrjedhojë, mosrealizim të tyre. Mosrealizimet më të theksuara janë në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, veçanërisht në sektorët e transportit dhe ujësjellës-kanalizimeve.
Add new comment