Himara
Beleri u godit për çështjen e tokave. Në Himarë ka marrë toka Ben Blushi dhe burri i Olta Xhaçkës
Në një intervistë për MCN TV, Priamo Bollano, kryetar i shoqatës “Himara e Himariotëve” thotë se kryeministri Rama po ndërhyn politikisht në Himarë për t’u ndarë toka Ben Blushit dhe Artan Gaçes.
Arrestimi i Fredi Belerit, sipas tij, nuk ka të bëjë me shitblerjen e votës, por me “neutralizimin” e një kundërshtari të fortë të dhënies së bregdetit oligarkëve dhe miqve të kryeministrit.
Tokat në Himarë prodhojnë flori. Janë këta duke nisur që nga Ben Blushi, burri i ministres së Jashtme etj. kanë marrë toka dhe krijojnë resorte dhe ngrehina në Himarë.
Votë objektive në Himarë: Më mirë Beleri sesa hajdutët dhe harbutët nga Tirana
Lexoni një titull që qarkullon së fundmi në mediat e sahanit të qeverisë:
Avanti Fredi!
Disa media kanë qarkulluar sot një intervistë të Fredi Belerit për mediat greke. Qarkullimi është bërë me marifetin e njohur të gazetarit tipik shqiptar që është edhe një çikë patriot: Beleri thotë se do të kthejë helenizmin në Himarë. Dhe vetë titulli mpreh nervat arbërore të gazetarisë që kushtron anëembanë, mor po edhe mbarë e prapë që të mbajnë vesh se Fred Beleri po na e kthen aftoqhiniton e Himarës nga Greqia.
Autonomia në letra dhe monarku i Bregdetit
Sot në media ëstë raportuar se kryeministri i vendit ka takuar kryebashkiakët dhe I ka urdhëruar që të mos pushojnë, por të takojnë njerëzit. Pak ditë më parë, po në media doli lajmi se z. Rama kishte debatuar me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli. Sado e pabesueshme të duket kjo paska ngjarë dhe shkak për këtë debat të vockël është padyshim ambicia shumë e madhe e kryeministrit për progresin e atdheut tonë të dashur. Kryeministri siç e tregojnë atë vartësit e vet, nuk kënaqet asnjëherë.
Një ligj i afërm i Athinës që shtron çështjen e statusit të Himarës
Kryeministi i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar dje se qeveria e tij do të vendosë në axhendën e diskutimeve parlamentare që u njeh të drejtën e votës edhe anëtarëve të diasporës greke.
E drejta e grekëve në botë për të votuar nga vendi i tyre i qëndrimit është një prioritet dhe sanksionimi i kësaj të drejte do të propozohet së shpejti. Shpresoj se do të gjejmë mirëkuptimin e duhur në Parlament
Protestoni me flamurin grek se ndoshta qeveria dorëzohet!
Pas kundërshtive të forta më shumë se dy vjeçare nga banorët dhe angazhimin e madh të Ambasadës së Greqisë në Tiranë si dhe mbështetjen e Greqisë, vendimi për planin e rikualifikimit urban të Himarës u anullua me vendim gjykate
Kështu shkruan sot gazeta greke “Kathimerini” ndërkohë që ish-deputeti Nikollaq Neranxi pretendonte ditë më parë se bashkia e Himarës ka miratuar një plan të ri.
Anullohen shembjet e shtëpive në Himarë, bie projekti i qeverisë
Nuk do të ketë prishje të shtëpive mbi 100 vjeçare në Himarë që ishin planifikuar të shkatërroheshin për të zbatuar projektin "Heimara e Re", siç e ka emërtuar kryebashkiaku Gjergj Goro, përmes projektit "Rindërtimi Urban në Bashkinë e Himarës".
Dule në VOA: Jemi të painformuar për Kretën
Vangjel Dule dhe partia e tij duket se kanë qenë jashtë çdo sfere ndërmjetësimi për paketën shqiptaro-greke të diskutuar në Kretë mes ministrave Kotzias dhe Bushati. Kreu i PBDNJ-së që u pa në krye të protestave në Himarë e konfirmoi vetë padijeninë e tij lidhur me çfarë është arritur mes dy qeverive. I pyetur nga Zëri i Amerikës për rezultatet e këtij takimi, Dule foli për rëndësinë që kanë marrëdhëniet shqiptaro-greke në kuadrin e sigurisë së rajonit, por gjithçka në parim.
Çfarë është Himara për ju, zoti Kryeministër?
Vitet e fundit në Shqipëri është shpikur një lojë. Loja quhet “provoko njerëzit në Himarë” ose ndryshe, “bëj tym për të mbuluar hallin”. Kjo lojë luhet sa herë që duhet hequr vëmendja nga diçka e rëndë në Tiranë dhe sidomos kur qeveria ka nevojë për një alibi. Për motivin se dikush ka shumë nevojë që ta quajnë “patriot”, himarjotët bëhen mish për top, bëhen viktimë e lojës së pamëshirshme dhe trajtohen de facto si qytetarë të dorës së dytë. Seanca më e fundit e lojës me Himarën u luajt të enjten që shkoi në Parlament.
A duhet folur troç me Greqinë?
Poterja greke në Himarë nuk është as e para dhe as e vetmja pas viteve 90 dhe ajo që ka ndodhur rëndom ka qënë lepe-peqja dhe heshtja zyrtare prej nesh. Me përjashtim disi të qeverisë Rama. Politika greke e di fare mirë që kërkon qiqrra në hell. E di por sërisht provokon dhe përmënd vënd e pa vënd veton ndaj integrimit në BE. Sot e ka radhën prapë Himara të bëhet lajm me zor. Njësoj sikur të bëhet fjalë për Athinën! Një lloj repeteje, një kthim në pikën Zero, pavarësisht heshtjes apo reagimit të mefshtë zyrtar tonit në vite.