Votë objektive në Himarë: Më mirë Beleri sesa hajdutët dhe harbutët nga Tirana
Lexoni një titull që qarkullon së fundmi në mediat e sahanit të qeverisë:
Është tema kryesore tashmë që kryen dy funksione: relativizon kundërshitë e opozitës mjerane dhe së dyti justifikon me daulle patriotizmi veprimin e shtetit shqiptar përkundrejt presionit të Greqisë. Në shkrim thuhet se nja 500 vota të Labërisë patriotike kanë votuar Belerin. Si mor e bëtë këtë more sojsëzër? Përgjigja e pyetjes mund të jetë çdo gjë, por mes përgjigjeve është edhe fakti që sa të rrimë e kullosim sytë nga vilat e ministrave të Edi Ramës në bregdet, më mirë ia japim Belerit se edhe ndonjë punë do e bëjmë.
Shkrimi në fjalë nuk ka asnjë dilemë: ai e interpreton ndarjen administrative të vitit 2015 si kryekëput të krijuar kundër faktorit helen në zonën e Himarës, çka ka rezultuar një fiasko. Arsyeja është e qartë: nëse ke përballë një hajdut dhe harbut siç është qeveria e Tiranës, nuk ka mëkat patriotik nëse votën e çon gjetiu. Kaq e vërtetë është kjo. Për ta kuptuar këtë vlen këtu një anekdodë nga koha e Fatos Nanos që iku nga Tepelena e kandidoi në Sarandë përpara se të merrte bazmatanë në vitin 2005.
Pse ike nga Tepelena e erdhe këtu? E pyet dikush në mënyrë provokative. Përgjigja e thjeshtë: Po këtu Tepelenë është bërë.
Duke aluduar për dyndjen Made in Gramoz Ruçi që përjetoi Saranda e atyre viteve. Pasoja e qartë: cilindo që të vërë PS-ja kandidat në atë bashki, me ndarjen e re terrioriale që përfshin brenda edhe tepelenasit e pas 1997-ës, fiton. Fitoi Floriana Koka, por jo në qytet, fitoi Ardian Gurma që desh e zuri gjumi në karrige, të dy siç raportohen ca arrogantë të pahonepsshëm. Fiton edhe ky kandidati I tanishëm që për alibi thotë “e kam nënën nga Sopiku”, meqë vetë siç thonë është produkt I lobit tepelenas.
Tani, me lëvizjen e lirë gjëra të tilla janë të pritshme. Por edhe komunitetet vendase duhen respektuar. Ta zëmë pse nuk çon një tepelenas në Korçë ky Edi Rama, ky gjeniu i politikës? Apo pse gjeti Benet Becin me orgjinë shkodran për ta pompuar atje? Sepse e di shumë mirë që një jabanxhi nuk do e pirdhte kush.
Ndaj kjo e Belerit është brenda cinizmit të vet, është mesazhi më i mirë për të thënë se nuk mund të vendosë një qurrash nga Tirana se çfarë uji do pijmë e si do hamë bukë. Meqë flasim se ka autonomi lokale. Kushdo që do të mos ndodhë kjo që ndodh ngado, edhe në Sarandë kur një Alket Hyseni vërdalloset si faktor me një bazë njerëzish që edhe antropologjikisht nuk ka relacion me klimën e atij vendi, duhet që sa herë ka votime të shkojë e të votojë. Si në Himarë.
s.zaimi
Comments
https://fjalecimbuese
https://fjalecimbuese.wordpress.com/fredi-beleri/
Add new comment