Avanti Fredi!

Postuar në 08 Maj, 2023 18:35

Disa media kanë qarkulluar sot një intervistë të Fredi Belerit për mediat greke. Qarkullimi është bërë me marifetin e njohur të gazetarit tipik shqiptar që është edhe një çikë patriot: Beleri thotë se do të kthejë helenizmin në Himarë. Dhe vetë titulli mpreh nervat arbërore të gazetarisë që kushtron anëembanë, mor po edhe mbarë e prapë që të mbajnë vesh se Fred Beleri po na e kthen aftoqhiniton e Himarës nga Greqia.

Në intervistë del e kundërta: Beleri aty flet si grek etnik, flet për helenizmin mijëvjeçar të Himarës. Në 3 fjali. Pastaj merret me “mrrokullat e përditshme” si nuk ka punë e s’ka ekonomi. Pra nuk thotë: do e rikthej, por ne kemi qenë e jemi. Thotë edhe se do të bëjë çmos për miqësinë mes dy vendeve.
Kujt I drejtohet alarmi i mediave shqiptare, ose që shkruajnë në shqip se ku ta dimë ne se çfarë janë? 

Një kategorie që mendon me gishtat kryqëzuar. Askujt tjetër. Nëse Beleri fiton nesër, do shohim shkrime pozitive, po edhe intervista se helbete ne dëshmuam të gjithë se 'Hasani u bë Jani' në këto dekada, pasi siç thotë një fjalë: qeni leh aty ku i japin për të ngrënë. Pse hera e parë do ishte? E mbani mend Bollanon? Jo. Kështu e do zanati këtu.

Nuk ka lidhje e gjitha kjo me Belerin që në fund të fundit është akuzuar edhe nga njerëz të rëndësishëm të politikës për përfshirje në ngajrjet e Peshkëpisë në vitin 1994. Pasi nëse politika do të ishte serioze do ndalonte kandidimin e tij, nëse do të ishte vërtet patriotike do e kishte bërë të pamundur idenë që ai të kandidojë se do e kishte bërë Himarën perlën e Mesdheut sa t’i ngrinin këngë edhe iralndezët.

Por Himarën, të "bijtë e shqipes”, që po ta dinte ça ka pjellë do maskohej si sorrë, e kanë bërë kashtë e koqe me vila personale e ndërtime e më the e të thashë, me lokale e objekte që dëshmojnë më së miri në mijëvjeçarin që do të vijë se në Himarë vetëm grekë nuk ka. Madje aty ka vetëm shqiptarë nga këta të ’90-ës dhe Tiranës politike, sepse vetëm ky soj di të shpartallojë çdo gjë si ka bërë, dhe të shëmtojë si askush tjetër në tokë.

E kur është kështu ç’i plas Fred Belerit se i bëjnë moral ca lëtyra nga Tirana?! Sidomos kur e dimë se zakoni profesional "më shaj pak shqip se më duhet në Greqi" është i vjetër në këto anë. 

PS: Të na falë Kryeministri se e konkuruam për fjalorin ekskluziv!

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

"Në intervistë del e kundërta: Beleri aty flet si grek etnik, flet për helenizmin mijëvjeçar të Himarës. Në 3 fjali." Per cfare e kishin thirr greket per mesime historie apo per politike? Shpresoj per histori se po te ishte per pokitike duhej qe ty si patriot i modh te te thahej peshtyma nga pretendimet e ketij "greku etnik"

Submitted by redaksia on

Shiko mund të jetë njeriu çdo gjë, por më fal: vetëm në Tiranë nuk e mëson patriotizmin. Se kaq e kuptuam. Kështu që Beleri dhe ca si ai mua më duken në rregull: Ju keni hapur dyqanin e vjedhjes së pronave me flamur, unë kollitem në Athinë. Por nuk ka thënë "do rikthej helenizmin", por jemi Helenizëm. Se po duan ta kalojnë se Goro e shqiptarizoi Himarën. Hajde mos të qeshësh!

Submitted by Aqif (not verified) on

Patriotet skifo-tare e kane shperfytyruar te gjithe vijen bregdetare nga Velipoja deri ne Ksamil. Nga Vermoshi deri ne Malin e Tomorit, ne kete te fundit Likja ka futur kthetrat e tij si Skifter. Pak a shume ai eshte i famshem me gishtat qe tregon per te bere "skifterin me dy koka", nje per vete e nje per Monen, Mafia e Opus Deit ku parate i ka ne Espirotos Santos Banke.

Himares ia moren frymen duke rrethuar me beton qe po t'a veshtrosh nga lart te kujton Vienen e Mesjetes te rrethuar nga cadrat e ushtareve Otomane.
Viena i rezistoi pushtimit Osman ku ne krye te ketyre te fundit ishin shqiptaret, por Himara mijera vjecare e civilizimit Helen nuk po duket se do t'i bej ball pushtimit shperfytyrues te betonizimit barbar shqiptar.
Dikur thonin " ku shkel shqiptari, thahet nuk nuk mbine me bari". Por sot ne vend te barit lulezon betoni.

Shpelloret e Berishes shperfytyruan Tiranen dhe Durresin me " token e xanun", kurse mafia e politikes ( perfshi te gjitha Partite) shkaterruan me beton te gjithe Shqiperine.
Beleris nuk ka c'fare te bej, as Goros. Asnje grek etnik nuk e perballon dot babezine e mafias se betonit te skifove- tare. Sepse perfundojne te vrare si ai gjykatesi ne Durres qe ishte pronar tokash ne gjirin e lalezit apo te helmuar si D Prifti.
Sic e theksonte edhe Tzimas, greket etnike te Himares kane emigruar masivisht dhe tokat e tyre kane mbetur ne duar te pleqve. Kur Rama e krahason me nje kercu Belerin dhe e quan merhum, ka te drejte sepse ky i fundit ia ka shitur shpirtin cakallit Berishe dhe Skifterit Like.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.