greqi
Qeveria greke krijon “transparenca.gr”
Qeveria greke ka menduar që të përballet me fenomentin e lajmeve të rreme, duke vendosur në faqet online të çdo ministrie rubrikën: “Fake News”. Në rubrikën në fjalë përfshihen përgënjeshtrime, informacione apo të dhëna që janë publikuar në mediat e ndryshme, të cilat konsiderohen të pabazuara. Sipas mediave greke, në rubrikën në fjalë janë përfshirë shumë materiale që janë publikuar së fundmi.
18 të arrestuar në Greqi, ngritën flamurin e Katalonjës në ambasadën spanjolle
18 anarkistë janë vënë në pranga nga policia greke në Athinë pasi hynë me dhunë brenda ambasadës spanjolle në kryeqytetin grek në shenjë proteste për mbështetjen e pavarësisë së Katalonias. Të arrestuarit janë pjesëtarë të grupimit anarkist “Rubikon”.
Kriza/Qeveria greke ul në masën deri 70% pensionet e ushtarakëve
Kriza financiare greke prek edhe sektorin ushtarak. Mediat greke raportojnë për një reagim të Bashkimit të të Diplomuarve nga Akademia Ajrore Helenike, sipas të cilës ulja e pensioneve për ushtarakët në pension mund të ketë pasoja në frymën e ushtarakëvë aktivë. Dhe shkurtimi I bërë është një ulje thuajse 50%. Kështu nga 3000 euro/muaj pension që merrnin ushtarakët në pension deri përpara vitit 2010, me reformën e propozuar nga ministri për Sigurinë Sociale Giorgos Katrougalos, shkon në 1420-1583 euro/muaj.
Antia, aty ku komunikohet me formën fishkëllore të greqishtes
Banorët e fshatit Antia në ishullin grek të Evias kanë kultivuar prej shekujsh një traditë komunikimi me fishkëllima. Ajo quhet Sfyria. Fshati ka pësuar rrudhje demografike, nga 250 në 37 në dekadat e fundit dhe siç mund të merret me mend, me moshën e madhe, bien edhe dhëmbët, dhe me dhëmbët e rënë, fishkëllima e pleqve nuk arrin notat e larta. Ka spekullime të shumta nga vjen sfyria: disa thonë se vjen nga ushtarët persë që u strehuan këtu mijëra vjet më parë, disa mendojnë se sfyria vjen nga kohët byzantine, të tjerë se burimi është që nga kohët antike.
Marrëveshja BE-Brexit, Greqia do të kërkojë kthimin e statujave të Parthenonit në këmbim të votës
Greqia do të kërkojë dhe bëjë presion ndaj Britanisë së Madhe për kthimin e statujat e marra në tempullin e Parthenonit. Sipas Alexis Mantheakis, kryetar i Komitetit Ndërkombëtar për Skulpturat e Parthenonit, kjo gjë mundësohet nga marrëveshja finale e Brexit, e cila duhet të kalojë përmes parlamenteve kombëtare të vendeve anëtare të BE-së. Sipas zyrtarit në fjalë procesi mundëson për herë të parë që Greqia të përdorë disa leva dhe mjete diplomatike që do ta detyrojnë Londrën të firmosë kthimin e statujave që u morën 200 vjet më parë.
Greqi, të majtët ndryshojnë traditën e mbajtjes së flamurit nga nxënësit e shkollave
Në Greqi politika ka shpikur së fundmi një debat të ri që prek një traditë të gjatë të festimeve të ditëve kombëtare të vendit. Me anë të një dekreti të presidentit Pavlopoulos, rregulli I mbajtjes së flamurit kombëtar grek nga nxënësit më të dalluar të shkollave, është ndryshuar. Këtej e tutje nxënësit që do të mbajnë flamurin do të zgjidhen me short. Gazeta konservatore “Kathimerini” shkruan se një arsye që është bërë kjo ndërhyrje është ardhja e imigrantëve pas vitit 1990 dhe përzgjedhja e detyruar në disa raste e fëmijëve të tyre si flamurmbajtës për shkak të rezultateve.
Konflikti kroato - slloven, si precedent për delimitimin e ujërave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë
Prej disa ditësh në media është publikuar lajmi mbi vendimin e Gjykatës së Hagës për kufirin kroato-slloven që i jep të drejtë Sllovenisë për këtë çështje. Kroacia nuk e ka pranuar këtë vendin duke u tërhequr nga Gjykata dhe duke krijuar një precedent shumë delikat brenda hapësirës së BE-së. Sot Deutsche Welle, agjencia shtetërore gjermane, e sjell në vëmendje këtë temë duke cituar nënkryetarin e Parë të Komisionit Europian, holandezin Frans Timermans, i cili bën thirrje që të vendimi të pranohet.
Amerikanët rrisin prezencën ushtarake në rajon
Amerikanët kanë vendosur të forcojnë praninë ushtarake në rajonin e Ballkanit. Mediat greke raportojnë se Pentagoni ka dhënë miratimin për stacionimin e zhytësve amerikanë (Navy Seals) në bazën e Souda-s të Greqisë. Me rëndësi të veçantë është fakti që marinsat e organizuar në grupe të vogla futen gjithmonë e më pak nga baza e Incirlikut në Turqi për të vepruar në vatra intensive si Siria.
Bllokohet autokolona shqiptare e NATO-s në Greqi (Foto, Video)
Forcat shqiptare të NATO-s që ishin duke udhëtuar në territorin grek, për t’iu bashkuar forcave të tjera të Aleancës që do të marrin pjesë në stërvitjen e NATO-s "Noble Jump" në Rumani janë penguar të kalojnë në Rrugën Egnatia në afërsi të Kozanit.
Kryeministri grek njofton thjeshtim procedurash për marrjen e nënshtetësisë
Greqia pritet të thjeshtojë procedurat e dhënies së nënshtetësisë, praktikë kjo që ndikon edhe për statusin e qytetarëve shqiptarë në këtë vend. Faqja “Albanians.gr” raporton se direktivat për thjeshtimin e procedurave dhe atë që ai e quajti modernizim të kuadrit ligjor, i ka dhënë kryeministri Aleksis Tcipras gjatë një vizite në Ministrinë e Brendshme greke.