Gramoz Ruçi
"Luli gënjen...edhe për vetë gëzimin e rrenës"
Dy votat e “djathta” që shkuan për Gramoz Ruçin, kanë provokuar një situatë të trazuar në Partinë Demokratike. Lulzim Basha, kryetari me vulë i saj, tha pas votimit se kush shet votën do të përjashtohet nga Grupi Parlamentar. Por sipas Jozefina Topallit, një nga drejtueset e dikurshme të partisë, ka patur dy mbledhje të PD-së pas votimit, në të cilat nuk është folur fare për atë që ka ndodhur. Shkruan ndër të tjera Topalli në Facebook:
Ne mbrojtje te se vertetes. Dje Basha pas mbledhjes se grupit shperndau ne media nje deklarate qe kishte dhe fjaline:
Gramoz Ruçi zgjidhet kryetar i Kuvendit
Gramoz Ruçi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Seanca e parë e kësaj legjislature është hapur me votimin e fshehtë për zgjedhjen e kreut të Kuvendit që në këtë rast ka marrë 80 vota pro, 40 kundër, 1 abstenim, ndërsa të tjerët nuk morën pjesë në votim. Ruçi vjen kështu në epilogun e karrierës me detyrën e dytë në hierarkinë shtetërore. Ai e nisi politikën si ministër i Brendshëm në vitin 1991.
Fundi i të enjteve parlamentare?
Intervista e djeshme e kryeministrit Edi Rama për emisionin Top-Story ka konfirmuar lajmin se Gramoz Ruçi do të jetë kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Po kështu Rama është kujdesur të qartësojë edhe se LSI-ja në fillim dhe pastaj PD-ja, do të jenë opozitë. Në ekuacion nuk figuron PDIU-ja e cila me gjasë do të jetë pjesë e qeverisë.
“Nëse Meta nuk dekreton qeverinë, do shkarkohet si President”
Duke folur dje nga Fieri, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka deklaruar se lojërat e Ilir Metës me presidencën dhe dekretimin e qeverisë së re, do të marrin si përgjigje shkarkimin e tij.
Ishin dhe janë në Parlament, me votat e prindërve tanë, tonat, e ndoshta edhe të fëmijëve tanë
Ishin, janë dhe do jenë! E nisën jetën parlamentare më 1991-1992 dhe vijojnë të kenë mandate parlamentare edhe më 2017-2021. Vetëm 6, tre të majtë dhe tre të djathtë. Berisha, Ruçi e Shehu nga 1991; Majko, Ulqini dhe Shehi më 1992. Ruci ka bërë një ndërprerje më 1996, Berisha pa ndërprerje, Shehu bëri shkëputje më 2001 dhe 2013, Ulqini pati një ndërprerje në mandatin e parë të Ramës dhe Shehi gjithashtu me disa vite ndërprerje pas ndarjes nga PD. Por kanë mbetur në lojë dhe sot janë drejtues në parti ose aktiv në politikë. Bilanci i jetës së tyre parlamentare?
Dekalogu i Presidentit/Memoja konfidenciale e PS-së për zgjedhjen e kreut të shtetit
Afrimi i zgjedhjeve për presidentin e ri të vendit ka vënë në lëvizje një pjesë të deputetëve të Partisë Socialiste të cilët përmes një Memoje, i kanë sugjeruar kreut të PS-së dhe qeverisë, piketat kryesore të “formatit që duhet të ketë presidenti i ri”. Kjo qasje parimisht vjen në pëputhje me qëndrimin e PS-së për këtë çështje në vitin 2012, kur në vend të referimit kushtetues, u artikulua “dakordërsimi për identikitin”.
“Partia e Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit”
Po sjellim këtu fjalën e Koço Kokëdhimës, mbajtur sot në Asamblenë e Partisë Socialiste. Fjala e Kokëdhimës ka rëndësi, pse zotëria ka qenë agai i Edi Ramës për vite të tëra, instruktori dhe mentori. Për ata që njohin marrëdhëniet e të dyve, akti i tanishëm, është thjesht një provë e pabesisë karakteriale dhe organike të atij që sot është kryeministër. Sigurisht, shumëkush do të mendojë se këtu ka diçka personale. Njësoj si komentet apo lajmet që jepen për atë garrumbull njerëzish që quhet ende PS. Do thonë: lajme kazani, keqdashje.
Ruçi merr përsipër të përfundojë reformën në drejtësi
I motivuar ndoshta nga deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu se politikanët që po përpiqen për reformën po bëjnë një punë të madhe patriotike kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i kërkoi kryetarit të Kuvendit atij që të fusë në procedurë të përshpejtuar parlamentare draftin e reformës në drejtësi.
Ai jep edhe arsyet sepse Kuvendi duhet të veprojë me një procedurë ekstra dhe të përshpejtuar për përfshirjen e këtyre ligjeve në axhendën e tij dhe miratimin brenda këtij sesioni parlamentar.
Lustracion me Flamur Nokën nga partia e Gramoz Ruçit
Flamur Noka është bërë papritur protagonisti i madh i politikës së ditës. Rrufepritësja e politikës difensive të Partisë Socialiste, e cila ndonëse në pushtet, vijon të luajë në mbrojtje. Çfarë ka bërë Flamur Noka?
Nga buron entuziasmi i Gramoz Ruçit për dekriminalizimin dhe mundi i kotë për të dërguar infermierë në Gjermani
Suksesi i bisedimeve në vilën 31 dhe entuziasmi i Gramoz Ruçit për arritjen e marrëveshjes për dekriminalizimin është nga ato shfaqje demode të politikës që gjejnë terren në ambjentin e brendshëm sa kohë që publiku mbetet i kuadratuar në ato çka i servir shpura e qeverisë dhe opozitës.