"Luli gënjen...edhe për vetë gëzimin e rrenës"

Postuar në 12 Shtator, 2017 09:18

Dy votat e “djathta” që shkuan për Gramoz Ruçin, kanë provokuar një situatë të trazuar në Partinë Demokratike. Lulzim Basha, kryetari me vulë i saj, tha pas votimit se kush shet votën do të përjashtohet nga Grupi Parlamentar. Por sipas Jozefina Topallit, një nga drejtueset e dikurshme të partisë, ka patur dy mbledhje të PD-së pas votimit, në të cilat nuk është folur fare për atë që ka ndodhur. Shkruan ndër të tjera Topalli në Facebook:

Ne mbrojtje te se vertetes.  Dje Basha pas mbledhjes se grupit shperndau ne media nje deklarate qe kishte dhe fjaline:

"Kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin tonë parlamentar".

Kjo eshte nje tjeter genjeshter , pervecse hipokrizi e Lulzim Bashes. Kete e konfirmon qendrimi i vete LB. Pas votimit te kryetarit te Kuvendit edhe me votat e PD ka patur dy mbledhje. E para eshte bere me kryesine e Grupit parlamentar, ku merr pjese kryetari i listes , nenkryetaret dhe kryetaret e komisioneve parlamentare, dhe diskutohen qendrimet politike qe duhet te diskutohen ne grup. Kjo ka zgjatur rreth 1 ore. Ne kete mbledhje Basha per asnje rast, ne asnje sekond nuk ka ngritur ceshtjen e votimit te Rucit edhe me vota nga PD . Ai jo vetem nuk ka shprehur asnje qendrim , por nuk ka patur asnje fjale dhe asnje shqetesim per shitjen e votes te grupit te tij (qe ne seancen e pare).

E njejta sjellje ka vazhduar edhe ne mbledhjen e grupit, ku kane folur per hava: kane folur per strategji komunikimi, per muhabete kafje , per dokrra hini por jo per politike dhe as per votat qe i dhuruan Rucit..

Njelloj si ne mbledhjen e pare,Luli perseri ka heshtur si fija e barit deri kur Berisha ka ngritur ceshtjen.

Kjo eshte e verteta.

Luli genjen edhe per vete "gezimin" e rrenes.... Kesaj radhe ai po e perdor skandalin edhe per te kercenuar grupin...me synim kontrollin personal te tij. Sjellja e tij eshte tipike e njerezve qe nuk frymezojne, e atyre pa lidership moral, pa asnje parim , te pa afte per te udhehequr, modelin e te cilit e kemi vuajtur per gjysem shekulli. Nje shkarravine e ketij modeli eshte teper per shqiptaret ne 2017. Dhe per kete do paguaje vendi deri sa te beje zgjidhje . Per sa kohe nje kryetar i rreme te qendroje ne krye te opozites , Edi Rama do sundoje pa asnje problem.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.