grabitja
Këtu ka tradhëti burra!
Pas deklaratave të kompanisë TIA se kishte njoftuar në kohë policinë për grabitjen në pistën e aeroportit, reagoi ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri që tha se policia ka bërë shumë, por duhet t bëjë më shumë për rendin dhe sigurinë . Megjithatë ai shprehet i bindur se për rastin e grabitjes së Rinasit përgjegjësia është e firmës konçesionare që menaxhon shërbimet aeroportuale të sigurisë
LSI me versionin e PD-së: Ngjarja e Rinasit, më e rënda që nga viti 1997. A po “certifikohet” Tahiri si i paaftë?
Ngjarja e Rinasit, grabitja spektakolare që la me gisht në gojë të gjithë aktorët përgjegjës të sigurisë, po kalon në axhendën e diskutimit politik. Ndonëse hetimet kanë nisur dhe ka madje disa të arrestuar, përfaqësues të politikës nuk hezitojnë të japin variante për konsum publik mbi atë që ka ndodhur. “Siguria në Rinas është zero, ngjarje të tilla nuk kanë ndodhur as në vitin 1997. Nuk ka rëndësi shumë e vjedhur, por fakti që në Rinas hyri grupi i armatosur. Është shkelur siguria kombëtare dhe vija e kufirit.
Grabitja në Rinas, TIA: Policia ishte disa metra larg ngjarjes. Kemi kthyer përgjigje mbi testimet e kryera (Video)
“Tirana Airport Partners” ka dalë sot me një deklartë për shtyp për të sqaruar pozicionin e saj lidhur me grabitjen e para disa ditëve në Rinas. Sipas kompanisë që ka me konçesion aeroportin ku ndodhi ngjarja, përgjegjësia për sigurinë është e policisë, ndërkohë që ICTS përgjigjet sipas saj vetëm për sigurinë aeroportuale. “TIA ka ndjekur edhe raportimin e policisë që e kondiderojmë të pasaktë. TIA ka zbatuar procedurën e njoftimit në kohë të policisë. Autoriteteve u janë dorëzuar provat. Punonjësit e policisë kanë qenë prezent në pistë pak metra larg nga ndodhi ngjarja.
PD: Policia e implikuar në grabitjen e Rinasit, shuma e vjedhur 10 milionë euro
Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshem, Sajmir Tahiri se po mbajnë të fshehta disa fakte tronditëse në lidhje me grabitjen në pistën e Aeroportit të Rinasit, që sipas saj dëshmojnë implikimin e shefave të rëndësishëm të Tahirit në këtë histori.
Policia flinte gjumë kur makina e armatosur pushtoi pistën e aeroportit. Është pak ta quash tallje këtë reagim (foto)
Policia reagoi sot për grabitjen me armë një ditë më parë në aeroportin e Rinasit dhe hoqi çdo përgjegjësi nga vetja. Drejtori i Policisë së Tiranës doli me një letër përpara dhe shpjegoi përveç dinamikës edhe arsyet pse policia nuk vuri re asgjë nga ajo që u zhvillua në pistë kur një automjet me tre persona të armatosur i doli përpara makinës së transportit të parave dhe i grabiti lehtësisht afërsisht 1 milionë euro të një banke të nivelit të dytë. Po çfarë tha policia në konferencën e saj.
LSI i kërkon presidentit të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare
LSI ka reaguar ashpër një ditë pas grabitjes spektakolare në pistën e aeroportit t "Nënë Tereza", duke e quajtur ngjarjen cënim të rëndë të sigurisë kombëtare.
Llallës i del punë me grabitjen në Rinas, dyshon se ka dorë policia
Edhe Adriatik Llalla ka dyshime se në grabitjen në aeroport ka dorë policia. Burime nga Prokuroria thanë për Panorama.al se kreu i akuzës ka nisur një hetim të hollësishëm për krerët e policisë, të cilët janë përgjegjës për vjedhjen e djeshme.
Zoti na ruajtë!
Grabitja me armë në pisten e aeroportit të Rinasit ishte dëshmia më tronditëse se policia me uniforma "alla turka", të cilave ka nisur t'u dalë boja ende pa u përdorur, nuk mund të konsiderohen trupa të sigurisë dhe se pavarësisht paradave të suksesit me të cilat krenohet nga ministri te kryeministri, shqiptarët në këtë vend janë të ekspozuar dhe të pambrojtur.
Grabitja me armë ndodhi në pistën e aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza", objektin me parametrat më të larta të sigurisë, ku na u tha se masat janë shtuar pas akteve terroriste të Stambollit.
Grabitje me armë në Aeroportin e Rinasit, një ditë më parë policia shtoi masat e sigurisë pas sulmeve në Stamboll
Një ditë më parë policia njoftoi se kishte shtuar masat e sigurisë në aeroportin e Rinasit pas sulmeve terroriste në Stamboll, por pa kaluar as 24 orë Policia e Tiranës përcolli lajmin se rreth orës 14:45 të së enjtes në sheshin e brendshëm të fluturimeve të aeroportit “Nënë Tereza” ka ndodhur një grabitje me armë. Në njoftim thuhet se “menjëherë janë angazhuar shërbimet policore në aeroport dhe forca shtesë nga Drejtoria Vendore e Kufirit.