Llallës i del punë me grabitjen në Rinas, dyshon se ka dorë policia
Edhe Adriatik Llalla ka dyshime se në grabitjen në aeroport ka dorë policia. Burime nga Prokuroria thanë për Panorama.al se kreu i akuzës ka nisur një hetim të hollësishëm për krerët e policisë, të cilët janë përgjegjës për vjedhjen e djeshme.
“Prokurori i Pergjithshem, Adriatik Llalla, ka urdheruar nisjen e hetimeve per drejtues dhe zyrtare te Policise, te cilat jane pergjegjes per zbatimin e masave te shtuara te sigurise ne aeroportin e Rinasit, pas atentateve terroriste ne Stamboll. Masat e sigurise ne Rinas rezultuan joefikase dhe kjo u deshmua gjate grabitjes se nje sasie te konsiderueshme parash ne pisten e fluturimeve. Prokurori i Pergjithshem ka angazhuar drejtues te Prokurorise se Pergjithshme per kryerjen e veprimeve te nevojshme hetimore ne kete drejtim”, bënë të ditur burimet në Prokurori
Add new comment