Policia flinte gjumë kur makina e armatosur pushtoi pistën e aeroportit. Është pak ta quash tallje këtë reagim (foto)
Policia reagoi sot për grabitjen me armë një ditë më parë në aeroportin e Rinasit dhe hoqi çdo përgjegjësi nga vetja. Drejtori i Policisë së Tiranës doli me një letër përpara dhe shpjegoi përveç dinamikës edhe arsyet pse policia nuk vuri re asgjë nga ajo që u zhvillua në pistë kur një automjet me tre persona të armatosur i doli përpara makinës së transportit të parave dhe i grabiti lehtësisht afërsisht 1 milionë euro të një banke të nivelit të dytë. Po çfarë tha policia në konferencën e saj.
“Në bazë të Marëveshjes Konçensionare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë Konçensionare Tirana International Airport, siguria e perimetrit të jashtëm të aeroportit, portat hyrëse të tij, vendqëndrimin e Avionëve, ambientet hyrëse të terminalit si dhe sallën e kamerave CCTV, e bën në mënyrë eksluzive shoqëria koncesionare nëpërmjet kompanive private të sigurisë.
Madje vetë policia, mbi bazën e kësaj marrëveshje, e ka rreptësisht të ndaluar të patrullojë në aereoport. Ndërkohë që bazuar në ligjin për Policinë e Shtetit dhe në Ligji Nr. 9861 datë 24.01.2008 “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirt shtetëror”, Policia e Shtetit mban përgjegjgësi për sigurinë e udhëtarëve në Aeroportin Nënë Tereza, dhe veçanërisht në Pikën e Kalimit Kufitar Ajror, që është territori nga kabina e kontrollit, salla e tranzitit deri në vendqëndrimin e avionit”, sqaroi drejtori i Policisë së Tiranës.
Pra policia ka përgjegjësi për sigurinë e qytetarëve nga momenti që futen në sallën e kontrollit dhe deri sa hypin në avion. Që do të thotë që policia ka përgjegjësi për çfarë do rreziku që kërcënon udhëtarët në ambjentet e siprpërmendura, përfshi dhe pistën e aeroportit. Le të supozojmë se makina që u fut në pistë nuk do grabiste, por do i drejtohej avionit apo sallës së daljeve dhe do të hidhej në erë për arsye që lidhen me terrorizmin. Policia flinte gjumë kur makina me persona të armatosur u fut në pistën e aeroportit. Këndej e tutje gjithçka mund të kishte ndodhur, personat në fjalë mund të kishin hapur zjarr etj etj. Ndaj dhe reagimi i policisë jo vetëm që është qesharak, por edhe fyes. Është pak ta quash tallje me publikun atë që komunikohet nga zyrat e Policisë së Shtetit se përgjegjësia është e konçesionarit, kur praktikisht pista e aeroportit u pushtua për disa minuta nga njerëz të armatosur.
Add new comment