gjuha maqedonase
Përplasje për “gjuhën maqedonase”
Teksa Athina dhe Shkupi janë duke finalizuar bisedimet për çështjen e emrit, në Greqi ka marrë rrugë një tjetër debat që ka të bëjë me njohjen ose jo të “gjuhës maqedonase”. Në polemika është përfshirë ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias dhe një prej akademikëve më të njohur në Greqi, Jorgos Babiniotis, autori i Fjalorit Shqip-Greqisht.
Qeveria greke pretendon se “gjuha maqedonase” është pranuar nga Greqia në Konferencën e Tretë të Kombeve të Bashkuara për standardizimin e emrave gjeografikë, të mbajtur në Athinë para 41 vitesh.