Përplasje për “gjuhën maqedonase”
Teksa Athina dhe Shkupi janë duke finalizuar bisedimet për çështjen e emrit, në Greqi ka marrë rrugë një tjetër debat që ka të bëjë me njohjen ose jo të “gjuhës maqedonase”. Në polemika është përfshirë ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias dhe një prej akademikëve më të njohur në Greqi, Jorgos Babiniotis, autori i Fjalorit Shqip-Greqisht.
Qeveria greke pretendon se “gjuha maqedonase” është pranuar nga Greqia në Konferencën e Tretë të Kombeve të Bashkuara për standardizimin e emrave gjeografikë, të mbajtur në Athinë para 41 vitesh.
Pas një shkrimi të Babiniotis, Kotzias reagoi duke thënë se edhe pse një gjuhëtar i shkëlqyer, Babiniotis nuk e njeh politikën e jashtme dhe mënyrën si funksionon OKB. Por në një kundërpërgjigje gjuhëtari i njohur insiston se ajo që është thënë në lidhje me njohjen e "gjuhës maqedonase", nga konferenca e vitit 1977 është e pasaktë.
Replika e Babiniotit
Qëllimi im nuk ishte dhe nuk është që të replikoj në nivel politik me ministrin e Jashtëm, i cili po trajton kohët e fundit çështjen shumë të vështirë dhe komplekse të emrit . Me një shkrim të shkurtër timin (në Protagon.gr) doja të shpjegoja publikisht se në Konferencën e Kombeve të Bashkuara të mbajtur në vitin 1977 në Athinë, çështja e vetme që u diskutua për të gjitha vendet që nuk përdorin alfabetin latin si (Kina, vendet arabe, Izraeli, India , vendet aziatike, Rusia, Jugosllavia, Greqia, Qiproja dhe të tjerët) ishte si këto vende për arsye të standardizimit (standardizimit) do të kryenin transliterimin e emrave gjeografikë me shkronja latine bazuar në transkriptet e propozuara nga vetë këto vende.
Pra, si mund të nxjerrim konkluzionin dhe të pranojmë se në atë konferencë gjuha e Shkupit u njoh si maqedonase? Vetëm sepse alfabeti cirilik i të gjitha gjuhëve sllave të Bashkimit Sovjetik apo vendeve të Jugosllavisë (Serbia, Kroacia dhe Republika e Maqedonisë) u ra dakord për t’u transkriptuar me shkronja latine? Ky është pranimi dhe njohja e "gjuhës maqedonase" në vitin 1977? Unë pranoj për të kënaqur vetëbesimin e Ministrit se nuk e njoh diplomacinë, por problemi nuk është ai.
Problemi është të të metat gjuhësore të zotit Ministër për të kuptuar se tjetër gjë është njohja e serbo-bullgarishtes së Shkupit si " gjuhë maqedonase" dhe një tjetër gjë të pranosh transferimin e një alfabeti (cirilik sllav) në një tjetër (latin) siç ndodhi në vitin 1977. Tjetër gjë si e njohin shkupjanët gjuhën e tyre që nga viti 1940 dhe tjetër gjë ta njohim edhe ne zyrtarisht me këtë emër si “gjuhë maqedonase”, duke pranuar premisën e një identiteti të rreme.
Add new comment