gazmend bardhi
Ta emërojmë kryeministrin, jo ta zgjedhim!
Unë do të preferoja një figurë që vjen nga diaspora, një figurë të pakontesueshme që do të gëzonte besimin e të gjithë strukturës së partisë. Nuk e kam emrin, por po bëj profilin si do doja unë. Edhe Tabaku mund të ishte një figurë e shkëlqyer për kandidate për kryeministre, qoftë për profilin që ka, qoftë për individin që përfaqëson
Asgjë e re në frontin e PD-së së vulës
Gazmend Bardhi është kryetari i ri i grupit parlamentar demokrat pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt një ditë më parë. Me 23 vota pro, mes të cilave edhe ajo e Lulzim Bashës, Bardhi do të drejtojë grupin parlamentar të asaj që njihet ndryshe si “PD e vulës”.
Mbushja e vakancës së lënë nga dorëheqja e Alibeajt nuk sjell asnjë shkrirje akujsh me pjesën tjetër të demokratëve. Rithemelimi njeh në të njëjtin pozicion Luçiano Boçin, i cili humbi garën për kryebashkiak të Elbasanit të dielën e kaluar.
Debat mes vrasësve dhe hajdutëve në Parlament
Mediat përcjellin sot një të ashtuquajtur debat në Komisionin Parlamentar të Ligjeve mes zv.ministrit të Energjetikës, Ilir Bejtja dhe deputetit të PD-së, Gazmend Bardhi. Teksa ishin duket diskutuar për situatën energjetike në vend, dyshja intelektuale ka kaluar në këtë lloj regjistri:
Bejtja: Ti ke vrarë një njeri në Elbasan dhe nuk ke kërkuar falje akoma
Bardhi: Ik more hajdut, dil përjashta
Sporti komod i opozitarit
Të bësh opozitarin në Shqipëri duhet të jetë punë e lehtë. Në çdo kohë e ke të lehtë të ndërtosh imazhin e një qeverie që vetëm vjedh dhe plaçkit, për shkak se kjo gjë i afrohet shumë të vërtetës. Në çdo kohë e ke të lehtë të shfaqesh si i mençur e të kapësh gabime përditë, të propozosh korrigjime etj., pra të bësh zhurmë opozitare.
PD-ja nxjerr dokumentin për kryebashkiakun e Mallakastrës. I dënuar me 3 vjet burg
Partia Demokratike ka publikuar sot një dokument që sipas saj provon se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerima Ismailaj ka mashtruar në plotësimin e formularit të dekriminalizimit. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka thënë se dokumenti është lëshuar nga prokuroria greke dhe aty thuhet se Ismailaj dënohet me 3 vjet burg. Më poshtë pjesë nga deklarata e Bardhit:
Maskarada e KQZ-së, kush po i autorizon sulmet promovuese ndaj Denar Bibës?
Tallavaja politike është zhvendosur edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Përveç lajmit të kërcënimit të kryetarit të tij, Klement Zguri, mbledhja e djeshme ka provuar një tjetër maskaradë të luajtur për qëllime personale të zv.kryetarit Denar Biba.
Firma e ish-sekretares së “Drejtësisë” i kushtoi Ministrisë 1.2 mld lekë
Disa shkresa zyrtare që mbajnë firmën e ish-ministrit të Drejtësisë Gazmend Bardhi, që qëndroi në detyrë për 6 muaj, pas marrëveshjes politike të majit 2017, hedhin dritë të re mbi atë skandalin e fundit në Ministrinë e Drejtësisë. Sipas këtyre dokumenteve të siguruara nga TemaTv, epiqendra e auditimit të brendshëm duket se ka qenë ish-skretarja e Përgjithshme e këtij dikasteri, Juliana Hoxha që aktualisht është nën akuzë bashkë me disa kolegë të vet.
Unaza e Madhe, zbulohet mashtrimi i Veliajt: Projekt në funksion të pallateve të reja
Partia Demokratike ka akuzuar sot me dokumente sipas saj, kryebashkiakun Erjon Veliaj se ka devijuar Planin Urbanisitik të Tiranës për të favorizuar projektin 60 mln euro të biznesmenit Edmond Bego në Unazën e Madhe.
Sipas përfaqësuesve të saj, Gazmend Bardhi dhe Ina Zhupa, Veliaj ka miratuar fazën e parë të pajisjes me leje ndërtimi për prjektin “Tirana Splendor”. Në këtë kuadër të dy përfaqësuesit kanë paraitur një material video, që sipas tyre është marrë nga sistemi elektronik I Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.
Padi civile dhe penale për Teatrin Kombëtar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës
Partia Demokratike po shikon çdo mundësi që parashikon ligji për të penguar shembjen e teatrit kombëtar. Eksperti ligjor në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi në një intervistë për TemA Tv u shpreh se mund të ketë padi penale dhe civile nëse tjetërsohet prona e Bashkisë tek teatri pa 3/5 e votave të Këshillit Bashkiak.