PD-ja nxjerr dokumentin për kryebashkiakun e Mallakastrës. I dënuar me 3 vjet burg

Postuar në 10 Janar, 2020 14:16

Partia Demokratike ka publikuar sot një dokument që sipas saj provon se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerima Ismailaj ka mashtruar në plotësimin e formularit të dekriminalizimit. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka thënë se dokumenti është lëshuar nga prokuroria greke dhe aty thuhet se Ismailaj dënohet me 3 vjet burg. Më poshtë pjesë nga deklarata e Bardhit:

Ashtu sikurse premtova dy ditë më parë, sot do të publikojmë dokumente zyrtare dhe të pakundërshtushme që provojnë se Qerim Ismailaj, është person me rekorde kriminale. Sipas vërtetimit me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Edi Rama i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000.

Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.

Sipas ligjit të dekriminalizimit, Qerim Ismailaj nuk mund të ushtrojë asnjë funskion publik, aq më pak të jetë kandidat për Kryetar Bashkie. Ai është subjekt ndalimi sipas ligjit dhe duhet menjëherë të procedohet penalisht për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit.

Sot është koha për veprim nga organi i prokurorisë, është koha që ligji të veprojë dhe është koha që Edi Rama të mos fshihet pas Qerim Ismailajt, Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut dhe Mark Babanit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.