Unaza e Madhe, zbulohet mashtrimi i Veliajt: Projekt në funksion të pallateve të reja
Partia Demokratike ka akuzuar sot me dokumente sipas saj, kryebashkiakun Erjon Veliaj se ka devijuar Planin Urbanisitik të Tiranës për të favorizuar projektin 60 mln euro të biznesmenit Edmond Bego në Unazën e Madhe.
Sipas përfaqësuesve të saj, Gazmend Bardhi dhe Ina Zhupa, Veliaj ka miratuar fazën e parë të pajisjes me leje ndërtimi për prjektin “Tirana Splendor”. Në këtë kuadër të dy përfaqësuesit kanë paraitur një material video, që sipas tyre është marrë nga sistemi elektronik I Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.
Në sistem prona që detyroi Edi Ramën dhe Erion Veliajn të ndryshojnë Planin Urbanistik të Tiranës dhe projektin për Lumin Lanë pranë zonës së Unazës së Re rezulton se ka kaluar fazën e parë të pajisjes me leje ndërtimi.
Pas miratimit të fazës së parë, pajisja me leje ndërtimi e projektit 60 milionë euro që devijoi lumin e Lanës është vetëm formalitet. Erion Veliaj nuk mund ta mbulojë këtë të vërtetë me asnjë mashtrim, propagandë apo me blerje mediash.
Sistemi nxjerr zbuluar mashtrimin e Erion Veliajt se gjoja në atë truall nuk ka asnjë projekt për ndërtim pallatesh. Kjo është arsyeja e vërtetë pse ai hesht dhe nuk u shpjegon qytetarëve të Tiranës pse ai ndryshoi Planin Urbanistik të Tiranës dhe rrjedhën e Lumit Lana
janë shprehur dy përfaqësuesit.
Nëse kjo akuzë provohet si e vërtetë, atëherë rezulton se prishejt në Zonën e Unazës së Madhe janë planifikuar në funksion të këtij projekti që propozohet nga një biznesmen si Edmond Bego që nuk zotëron kapitalet për ta mbështetur atë. Kjo shtron pikëpyetje të mëdha për të gjitha projektet infrastrukturore në Tiranë që duket se u paraprijnë investime në sektorin e ndërtimit pas një katër vjeçari pezullimi. Dyshimet se akumulimi monetar në rrugë të paligjshme po kërkon rrugë investimi vjen e rritet në kushtet kur vetë qeveria apo Bashkia I ikin transparencës edhe për çështje të tilla si një projekt masiv urbanizimi.
Add new comment