gaza
Hamas demonstron forcën në Gaza dhe shpall fitoren me Izraelin
Lëvizja palestineze Hamas ka celebruar atë që e quan fitore mbi Izraelin duke nxjerrë në rrugët e Gazës me qindra militantë. Në këtë shfaqje propagandistike ka dalë edhe lideri i lëvizjes, Yahya Sinwar që nuk ka mbajtur asnjë fjalim, por vetëm është përshëndetur me njerëzit e pranishëm.
Konflikti zgjati 11 ditë dhe ai përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe SHBA.
BBC ngre dyshime për imazhet e mjegullta të Gazës në Google Maps
Një nga vendet më të populluara në botë, Gaza çuditërisht është e paqartë në Google Maps. Një gjë e tillë është evidentuar sidomos së fundmi, kur studiuesit duke përdorur informacion me burim të hapur, në dispozicion të publikut - përfshirë të dhënat e hartës – janë përpjekur të lokalizojnë sulmet dhe të dokumentojnë rrënimin që ato lënë pas.
Konflikti Izrael-Gaza, një kronologji e luftës së fshehtë dhe të pamëshirshme midis Hamasit dhe Mosadit
Është 16 shkurt i vitit 2003. Nidal Farahat po punon në një ofiçinë në Gaza për një model droni të blerë në tregun civil. Me të janë disa militantë të Hamasit, të gjithë anëtarë të seksionit të zhvillimit të armëve. Pak minuta më pas, ata hidhen në erë nga një bombë e vendosur në një mjet të vogël fluturimi, një kurth ky i ngritur nga Mossad-i.
Përpjekje të vazhdueshme
Izraeli godet shtëpinë e liderit të Hamasit (VIDEO)
Shtëpia e liderit të Hamasit, Yehiyeh Sinwar, është bërë shënjestra e ushtrisë izraelite gjatë natës. Ndërsa luftimet vijojnë në Rripin e Gazës, një zëdhënës i ushtrisë shtetërore hebraike tha se udhëheqësi i lartë i Hamasit ka të ngjarë të fshihet brenda territorit palestinez.
Hamas dhe grupi militant i Xhihadit Islamik kanë raportuar se 20 luftëtarë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve, ndërsa Izraeli thotë se shifra reale është shumë më e lartë. Sipas Forcave të Mbrojtjes Izraelite, pamjet e videos më poshtë tregojnë momentin kur goditet nga ajri shtëpia e Sinwar.
Izrael/Sulm me raketë në autostradë(video)
Pamjet video që vijnë nga Izraeli dëshmojnë për natyrën e kërcënimit që sjell lufta e sotme dhe sidomos për kostot eventuale të saj. Një raketë e lëshuar nga militantët palestinezë nga Gaza ka goditur në kryqëzimin e rrugës 4 pranë qytetit Gan Yanve, në jug të kryeqytetit Telaviv.
Pamjet janë kapur edhe nga kamerat e makinave që kanë qenë shënjestra e mundshme e sulmit që u krye një ditë pasi forcat izraelite eliminuan një drejtues të lartë islamik.
Mish për top, snajperisti izraelit filmon vrasjet (Video)
Një video që tregon vrasjen e një palestinezi nga një snajperist izraelit në Rripin e Gazës ka shkaktuar reagime të forta. Pamjet tregojnë një njeri të paarmatosur që ecën në afërsi të kufirit i shënjestruar në kokë nga snajperisti.
Kur objektivi rrëzohet në tokë, snajperisti dhe ushtarët e tjerë festojnë me britma suksesin e shënjestrës. Autenticiteti i videos, i cili u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, nuk mundi të konfirmohej nga Agjencia Gjermane.
Bombardime të ushtrisë izraelite në Gaza
Bilanci nga përleshjet në në Jeruzalemin Lindor deri të premten në mbrëmje është 1 i vdekur dhe të paktën 270 të plagosur. Ushtria izraelite bëri të njohur se ka goditur një kamp trajnimi dhe një depo municioni në hakmarrje për raketat e hedhura më parë nga Gaza kundër qyteteve izraelite. Siç raporton Reuters, duke cituar dëshmitarë okularë, shumica e të plagosurve janë banorë të bllokut të apartamenteve pranë kampit të stërvitjes.
Protestat erdhen pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit.
Turqia dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshjen e riafrimit. Telavivi hap territorin e vet për ndihmën humanitare turke në Gaza
Izraeli dhe Turqia kanë njoftuar firmosjen e një marrëveshjeje riafrimi mes tyre që i jep fund krizës në marrëdhëniet diplomatike, provokuar që nga maji i vitit 2010 kur një njësi e forcave speciale izraelite vrau shtetas turq në një anije në Gaza. Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu e cilësoi marrëveshjen “të një rëndësie strategjike”. “Lindja e Mesme është në destabilitet. Politika ime është krijimi i ishujve të stabilitetit me fqinjët tanë më të afërt”, tha Netanyahu nga Roma.
Ka edhe më keq se Kopshti “Zoologjik” i Tiranës
Kopshti Zoologjik në Rripin e Gazës është lajm sot për gjendjen e kafshëve në të. Pronari, 24-vjeçari Mohamed Ewaida, ka nxjerrë në shitje kafshët e mbetura, pasi nuk ka mundësi që të çojë përpara aktivitetin. Nga fotografitë duken disa prej kafshëve të mumifikuara në kafaze dhe sipas Ewaida, çdo gjë ndodhi gjatë ofensivës së fundit izraelite që solli edhe vështirësi ekonomike. Kanë mbetur aktualosht vetëm 15 zogj dhe një tigër që janë vënë në shitje.