Ka edhe më keq se Kopshti “Zoologjik” i Tiranës
Kopshti Zoologjik në Rripin e Gazës është lajm sot për gjendjen e kafshëve në të. Pronari, 24-vjeçari Mohamed Ewaida, ka nxjerrë në shitje kafshët e mbetura, pasi nuk ka mundësi që të çojë përpara aktivitetin. Nga fotografitë duken disa prej kafshëve të mumifikuara në kafaze dhe sipas Ewaida, çdo gjë ndodhi gjatë ofensivës së fundit izraelite që solli edhe vështirësi ekonomike. Kanë mbetur aktualosht vetëm 15 zogj dhe një tigër që janë vënë në shitje. Kafshët ishin sjellë nga Afrika, kontrabandë përmes tuneleve nga Egjipti dhe siç thotë pronari, kopshti ishte kthyer në një pikë argëtimi për fëmijët e Gazas. Pamjet në fakt janë moment çlirimi për qytetarët e Tiranës, që kanë kështu mundësinë të shohin se paska edhe më keq se Kopshti Zoo(anti)logjik i kryeqytetit shqiptar.
https://www.middleeastmonitor.com/news/middle-east/24598-death-sentence-...
Add new comment