kafshet
Ndërgjegjja e kafshëve, një mundësi reale
Në vitin 2022, studiuesit e Universitetit Queen Mary të Londrës vunë re te bletët një sjellje të pazakontë: ato angazhoheshin në një aktivitet që mund të përshkruhej vetëm si lojë. Disa topa të vegjël prej druri, insektet i shtynin dhe i rrotullonin. Sjellja nuk kishte asnjë lidhje të dukshme me çiftëzimin ose mbijetesën, dhe as nuk u nxit nga shkencëtarët. Ishte, me sa duket, vetëm për argëtim.
Krizën e rezervave të fosforit mund ta zgjidhin vetëm kafshët
Rezervat e fosforit në botë po mbarojnë. Një nga përbërësit kryesorë të plehrave kimike, sasia e kufizuar e fosforit ka filluar të ushtrojë presion dhe tendosje financiare mbi fermerët në mbarë botën. Situata e krijuar në Ukrainë, e cila e ka trazuar furnizimin me një sërë produktesh, i shtohet kësaj krize, duke e bërë akoma më të vështirë kapacitetin e botës për t'u ushqyer.
Abetare sa s'të dua...
Ndryshimet klimatike 540 milionë vjet më parë u provokuan nga kafshët
Nuk ka qenë vetëm njerëzit përgjegjës për ndryshimet klimatike globale. Diçka të ngjashme ka shkaktuar gjithashtu evolucioni i kafshëve të para në planetin tonë, sipas një studimi të ri shkencor belgo-britanik.
Krijesat e para, të cilat ishin shfaqur në ujë gjatë periudhës Kambriane 520 deri në 540 milionë vjet më parë, filluan të prishnin materien organike të mikroorganizmave që mbulonin shtratin e detit. Në këtë mënyrë, këto kafshë lëshonin gjithnjë e më shumë dioksid karboni në atmosferë, duke hequr oksigjenin nga uji, thuhet në revistën "Nature Communications".
Studimi/Pse disa kafshë mbijetuan, e madje u shtuan në zonën radioaktive të Çernobilit...
Mbijetesa dhe shumimi i kafshëve në epiqendrën e e rrjedhjes radioaktive në Çernobil ka shkaktuar jo pak habi. Nëse rrezatimi radioaktiv presupozohet kaq vdekjeprurës, madje duke e ruajtur aftësinë për të shkatërruar edhe në një kohë të gjatë, si ka mundësi që kafshët në Çernobil jetojnë e madje mbipopullojnë zonën e braktisur nga njerëzit? Një studim i fundit i publikuar në “Oxford Jorunal of Heredity” me autorë Timothy A.Mousseau dhe Anders P. Møller, që kanë punuar me kolegë rusë dhe ukrainas, jep një përgjigje.
Jo fotove "nudo" të kafshëve
Ka edhe më keq se Kopshti “Zoologjik” i Tiranës
Kopshti Zoologjik në Rripin e Gazës është lajm sot për gjendjen e kafshëve në të. Pronari, 24-vjeçari Mohamed Ewaida, ka nxjerrë në shitje kafshët e mbetura, pasi nuk ka mundësi që të çojë përpara aktivitetin. Nga fotografitë duken disa prej kafshëve të mumifikuara në kafaze dhe sipas Ewaida, çdo gjë ndodhi gjatë ofensivës së fundit izraelite që solli edhe vështirësi ekonomike. Kanë mbetur aktualosht vetëm 15 zogj dhe një tigër që janë vënë në shitje.