Futboll

Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Rumania, aplikim i përbashkët për Kupën e Botës 2030

Postuar në 02 Nëntor, 2018 14:11

Greqia, Bullgaria, Rumani dhe Serbia synojnë të marrin të drejtën e organizimit të Kupës së Botës në futboll që zhvillohet në vitin 2030. Të katërta vendet do të aplikojnë së bashku dhe për këtë është rënë dakord në takimin e presidentëve në Varna të Bullgarisë. 

Propozimi është bërë nga kryeministri grek, AlexisTsipras, ndërkohë që më herët një gjë të ngjashme, pra që në Ballkan të ketë një aktivitet të madh sportiv brenda dekadës që vjen, është bërë edhe nga presidenti bullgar, Rumen Radev. 

Loja për largimin e De Biasit, Alban Bushi: “Merita e kualifikimit i takon Armand Dukës”. I panjohur mendimi i sponsorit. De Biasi i gatshëm për të ikur

Postuar në 15 Tetor, 2015 20:12

Menaxheri i kombëtares shqiptare të futbollit, ish-futbollisti Alba Bushi përcjell në një intervistë për “Panorama Sport” mendimin se merita kryesore për kualifikimin i takon presidentit të Federatës, Armand Duka. “Kam dëgjuar që të flitet shumë se kush i ka meritat më të mëdha për këtë arritje historike… Për mendimin tim, meritat i kanë të gjithë shqiptarët anembanë botës… Meritat i kanë të gjithë ata djem që dhanë 200% në fushën e lojës, por merita më e madhe është e një njeriu të vetëm që quhet Armand Duka.

Politikë, medalje dhe pastaj sport...Ka disa gjëra që zgjaten më shumë se tri ditë

Postuar në 12 Tetor, 2015 19:00

Kryeministri e arriti atë që donte. E mori festën që aq shumë po e priste me Serbinë. Dhe pas kualifikimit e mbajti fjalën e dytë, shpërndau edhe disa dekorata, a medalje, duke folur me korda të dridhura nga emocioni, e duke bërë edhe analistin sportiv dhe arbitrin moral.

0:2/Serbia merr fitore të pastër në Elbasan(foto)

Postuar në 08 Tetor, 2015 22:47

Kolarov dhe Llajiç kanë mbyllur ndeshjen me Shqipëri - Serbi, e vlefshme për Europianin, në katër minutat e fundit të saj. Madje në shtesë. Ekipi serb ka marrë kështu një fitore të pastër në Elbasan Arena kundër Shqipërisë, në një nseshje ku përfaqësuesja jonë u paraqit shumë dobët. Në stilin e lojës tradicionale të mbrojtjes me heqje topi, me boshllëqe në mesfushë, pa energji dhe fantazi për të ndërtuar aksione, kombëtarja shqiptare ka lëshuar veten në fund. Dy golat e serbëve erdhën edhe si rezultat i formës më të mirë fizike.

Samiti i Vjenës: Rama, Thaçi e Vuçiç do të luajnë futboll me ekipin “BE e ardhshme”

Postuar në 20 Gusht, 2015 10:05

​Një tjetër lajm spektakli. Në samitin e ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet me 27 gusht në Vjenë, si vazhdimësi e procesit të Berlinit të iniciuar nga Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, do të ketë një ngjarje të pazakontë, transmeton Klan Kosova sipas një raporti të agjensisë “Tanjug”. Një ndeshje miqësore futbolli do të luhet në mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, në mes dy ekipeve “BE e ardhshme” dhe “BE”.

Kualifikimi i Shqipërisë, ndeshja me Danimarkën dhe Portugalinë përcaktuese

Postuar në 16 Gusht, 2015 21:12

Gianni de Biasi nuk premton kualifikimin në Kampionatin Europian të Futbollit 2016, por deklaron se shumëçka do të varet nga ndeshja e kombëtares shqiptare me Danimarkën më 4 shtator dhe me Portugaline më 7 shtator në Tiranë. Në një intervistë për “Tuttosport”, përkthyer nga “Panorama Sport”, de Biasi, jep disa mendime edhe për merkaton. Sipas tij “Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka, janë të denjë për serinë A”. Dhe për këtë siç thotë vetë italianai, “garanton Gani Abazi”, siç edhe e thërrasin në Shqipëri.

Video/Njësoj si në Serbi-Shqipëri, edhe pse ishte ndeshje miqësore

Postuar në 03 Gusht, 2015 19:51

Dhunë në takimin miqësor mes CSKA(Bullgari)-Ashdod(Izrael)

Subscribe to RSS - Futboll