0:2/Serbia merr fitore të pastër në Elbasan(foto)

Postuar në 08 Tetor, 2015 22:47

Kolarov dhe Llajiç kanë mbyllur ndeshjen me Shqipëri - Serbi, e vlefshme për Europianin, në katër minutat e fundit të saj. Madje në shtesë. Ekipi serb ka marrë kështu një fitore të pastër në Elbasan Arena kundër Shqipërisë, në një nseshje ku përfaqësuesja jonë u paraqit shumë dobët. Në stilin e lojës tradicionale të mbrojtjes me heqje topi, me boshllëqe në mesfushë, pa energji dhe fantazi për të ndërtuar aksione, kombëtarja shqiptare ka lëshuar veten në fund. Dy golat e serbëve erdhën edhe si rezultat i formës më të mirë fizike. Merr fund kështu edhe tensioni i një përballjeje të shumëpërfolur. Fjalë të mira mund të thuhen për organizimin dhe sjelljen e tifozëve. Larg situatës së Beogradit dhe klimës së luftës që u pa më 14 tetor. Sa për futbollin, fjalët e mira sot i shkojnë Serbisë. 

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Rezultati i ndeshjes sportive duhet te veshtrohet si SPORT.
E randesishme asht qe ndeshja shkoi ne rregull dhe publiku mbajti nji qendrim te mire. Merite per kete ka qeveria per masat qe mori.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.