Frei

Misteret e një të papranueshmi!

Postuar në 01 Nëntor, 2018 17:04

Fatmir Xhafa ka luajtur sa me misterin aq edhe me nënkuptimet që pas dorëheqjes. Fillimisht me heshtje dhe më vonë me mesazhe sa andej këndej pa i shpjeguar publikut pse braktisi detyrën e ministrit të Brendshëm, pa dhënë arsye.. DW shkruan sot se Xhafajt shihej me rezerva në Gjermani, për shkak të lidhjeve që kishte vëllai i tij me krimin e organizuar,  një nga kushtet që grupi parlamentar CDU/CSU ka vendosur për Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE.

Deputeti gjerman, Frei: Çështja "Tahiri", kriter për hapjen e negociatave

Postuar në 30 Prill, 2018 10:54

Deputeti gjerman i CDU-së, Thorsten Frei, deklaron se çështja “Tahiri” është kusht për negociatat dhe se ajo është referuar qartë para palës shqiptare gjatë vizitës së kësaj të fundit në Gjermani. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Frei thotë se PS-ja mori në mbrojtje ish-ministrin e Brendshëm, Saimi Tahiri, duke mos lejuar një proces të plotë gjyqësor ndaj tij.

"Shqipëria nuk gënjen dot askënd"

Postuar në 28 Prill, 2018 19:06

Qeveria dhe kryeministri që e drejton kanë paraqitur lloj lloj argumentash për të justifikuar skepticizmin e vendeve europiane dhe në veçanti të Gjermanisë në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë. 

Edi Rama ka prezantuar si qëndrim individual deklaratatat e Kryetarit të Komisionit për çështjet Europiane në Bundestag, Gynther Krishbaum, por ai nuk është i vetmi deputet i parlamentit gjerman që ka rezerva ndaj Shqipërisë dhe klasës politike që e drejton. 

Subscribe to RSS - Frei