Misteret e një të papranueshmi!

Postuar në 01 Nëntor, 2018 17:04

Fatmir Xhafa ka luajtur sa me misterin aq edhe me nënkuptimet që pas dorëheqjes. Fillimisht me heshtje dhe më vonë me mesazhe sa andej këndej pa i shpjeguar publikut pse braktisi detyrën e ministrit të Brendshëm, pa dhënë arsye.. DW shkruan sot se Xhafajt shihej me rezerva në Gjermani, për shkak të lidhjeve që kishte vëllai i tij me krimin e organizuar,  një nga kushtet që grupi parlamentar CDU/CSU ka vendosur për Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE.

Me pak fjalë ministri i Brendshëm i Shqipërisë ishte thjesht i papranueshëm, qoftë edhe për shkak të vëllait. Siç shpjegon për Deutsche Welle raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU, Thorsten Frei, Xhafaj ishte një pengesë më shumë në afrimin me BE-në.

Është e vështirë të gjykosh së largu se cilat kanë qenë shkaqet e dorëheqjes së tij. Dhe nuk më takon mua, sidomos kur në Shqipëri, diskutimet për këtë çështje nuk kanë të sosur. Sidoqoftë, unë e kam theksuar gjithnjë, se thashethemet dhe supozimet e lidhura me zotin Xhafaj edhe për ca kohë do të ishin të papranueshme politikisht në Gjermani. Unë mendoj se dorëheqja është një tregues tjetër në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përkatësisht shkëputjes nga politika. Unë jam optimist i rezervuar, se dorëheqja e Xhafajt është për vendin një hap i vogël pozitiv përpara dhe drejt Europës.

Parimi se ka ca gjëra që nuk duhen thënë është i një shkolle që socialistet e njohin mirë, ndaj dhe morali që zoti Xhafaj përpiqet të përcjellë në krah të Erion Veliajt për idealizmin në politikë  dhe shërbëtorët e popullit mund t’i vlejnë vetëm atij personalisht.

https://www.dw.com/sq/thorsten-frei-i-shqet%C3%ABsuar-p%C3%ABr-gjendjen-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.