"Shqipëria nuk gënjen dot askënd"
Qeveria dhe kryeministri që e drejton kanë paraqitur lloj lloj argumentash për të justifikuar skepticizmin e vendeve europiane dhe në veçanti të Gjermanisë në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë.
Edi Rama ka prezantuar si qëndrim individual deklaratatat e Kryetarit të Komisionit për çështjet Europiane në Bundestag, Gynther Krishbaum, por ai nuk është i vetmi deputet i parlamentit gjerman që ka rezerva ndaj Shqipërisë dhe klasës politike që e drejton.
Thorsten Frei, i cili i përket grupimit CDU/CSU, në një koment për gazetën Shekulli thotë se politikanët shqiptarë nuk po e ndërtojnë axhendën e tyre të prirur nga mendimi reformat janë të mira për vendin e tyre dhe për të gjithë popullit në Shqipëri.
"Unë gjithashtu kam humbur stilin e nevojshëm politik për t’u marrë me politikanët shqiptarë. Kjo nënvizohet edhe si pasojë e sharjeve dhe fyerjeve ndaj kolegut tim Gunter Krichbaum, po aq dhe nga sjellja e qeverisë dhe përfaqësuesve të opozitës në parlament. Në vend të politikës konstruktive, diskretitimi dhe tallja ndaj opinioneve të kundërta është bërë shpesh shënjestër e goditjeve të pakuptimta"- shprehet Frei.
Deputeti gjerman ka zbardhur edhe parakushtet që Shqipëria nuk ka plotësuar për të marrë hapjen e negociatave, edhe pse kryeministri mohoi që Berlini të ketë vendosur kushte.
“Problemi kryesor është së politika Shqiptare implementon nën presion nga komuniteti ndërkombëtar vetëm reformat e domosdoshme. Në letër, Shqipëria ka një nga sistemet konstitucionale më të mira në Europë. Por fatkeqësisht vetëm në letër. Në përgjithësi, korrupsioni është akoma i përhapur. Procesi i Vettingut po ecën shumë ngadalë, vetëm një grusht i vogël gjykatësish janë kontrolluar gjatë procesit. Ka shumë lidhje të pazgjidhura midis qarqeve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar. Politikanët shqiptarë ndikojnë mbi njerëzit kurdoherë që të jetë e mundur. Për shembull, në procesin e marrjes në punë në sektorin publik. Fatkeqësisht, dikush ka mendimin se reformat janë bërë vetëm si rrjedhojë e kërkesës së Bashkimit Europian dhe sepse Bashkimi Europian e kërkon këtë gjë.
Me respekt të thellë e them se, është vetëm në dorë të Shqipërisë të vazhdojë rrugën në drejtim të Bashkimit Europian. Gjermania nuk do të lejojë, me çdo çmim që të jetë, hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian pa u plotësuar dhe përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagenit”-shton më tej deputeti gjerman.
Add new comment