ferruni
Inceneratorët, hapet rruga e importit të mbetjeve
Alternativa për djegien e mbetjeve në Shqipëri përmes inceneratorëve është parë nga qeveria si formë efikase për trajtimin e tyre, ndërsa ka gjetur kundërshtim nga opozita dhe përfaqëësues të shoqërisë civile. Tashmë, në funksion është incineratori në Elbasan, dhe pas tij janë projektuar dy të tjerë në Fier e Tiranë. Vizita e ministrit Damian Gjiknurit në Elbasan këtë fundjavë pasoi në komentin e tij, se impanti ka nevojë për më shumë mbetje, dhe vlera e dytë e shtuar përpos eliminimit të tyre është prodhimi i energjisë.