Inceneratorët, hapet rruga e importit të mbetjeve
Alternativa për djegien e mbetjeve në Shqipëri përmes inceneratorëve është parë nga qeveria si formë efikase për trajtimin e tyre, ndërsa ka gjetur kundërshtim nga opozita dhe përfaqëësues të shoqërisë civile. Tashmë, në funksion është incineratori në Elbasan, dhe pas tij janë projektuar dy të tjerë në Fier e Tiranë. Vizita e ministrit Damian Gjiknurit në Elbasan këtë fundjavë pasoi në komentin e tij, se impanti ka nevojë për më shumë mbetje, dhe vlera e dytë e shtuar përpos eliminimit të tyre është prodhimi i energjisë. Por, në një pronocim për TemA TV, ambientalisti Lavdosh Ferruni thotë se me këtë argument, qeveria po planifikon të importojë mbetje nga jashtë. Duke bërë thirrje për anulimin e projekteve të Fierit dhe Elbasanit, Ferruni sheh si alternativë parandalimin e gjenerimit të mbetjeve dhe riciklimin përmes landfilleve. Pas inceneratorit të Elbasanit, është Tirana ajo që po avancon, përmes një kontrate e cila do të merret përsipër nga një kompani holandeze me një marrëveshje PPP për një peridhë 30-vjecare. Marrëveshja që vlen 140 milionë euro parashikon djegien e mbeturinave të qarkut të Tiranës, ku bashkia do të paguajë një kontribut financiar për volumin e mbetjeve që depozitohen aty.
Add new comment