erjon veliaj
174 milionët e dyshimtë të kioskave të Bashkisë Tiranë
Para disa ditësh ResPublica shkruajti për një tender të njoftuar nga Bashkia e Tiranës për blerjen dhe vënien në funksionim tëdisa kioskave elektronike që do të ofrojnë shërbimet e gjendjes civile si lëshim çertifikatash etj..
"Pamundësia" për të furnizuar me ujë Tiranën sipas Veliajt
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi, në Televizionin Publik Shqiptar ka folur për problematikën e furnizimit me ujë të kryeqytetit si dhe vendimin per rritjen e çmimit të ujit.
Zbardhet projekti për transformimin e Piramidës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka bërë të njohur sot një projekt për transformimin e ish-muzeut të Enver Hoxhës, njohur ndryshe si Piramida, aktualisht në një gjendje të degraduar. “Piramida do të kthehet në një qendër të madhe arti, qendër eskpozitash, do të fokusohet tek artitstë e rinj. Kemi punuar me arkitektë holandezë. Janë në proces detajimi, se do të jetë e komplikuar. Do ta ristrukturojmë në këtë funksion. Kemi menduar edhe një lloj shkallare për fëmijët që duan të rrëshkasin, se dashur padashur kjo I ka pëlqyer atyre.
Erjon, sinqerisht: Merr ca ditë - lajme pushim!
Gazeta “Tema” njofton sot se kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj sugjeron ndryshimin e orarit të administratës për të eliminuar trafikun.
Si qëndron puna?
Paguajmë 43 njerëz për imazhin e Këtij
Prezenca e vazhdueshme dhe konstante në media e ka vënë kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në qendër të akuzave për ndikim të tepruar mbi linjën e tyre editoriale dhe informacionet e pafiltruara që ato transmetojnë në lidhje me punën e tij në krye të njësisë vendore. Një prej akuzave që i drejtohet rëndom qytetarit të parë të Tiranës lidhet me prodhimin nga Departamenti i Informacionit të kronikave televizive të gatshme, të cilat më pas transmetohen në edicionet kryesore të lajmeve pa filtër editorial nga gazetarët dhe redaktorët e mediave kryesore në vend. Sasia dhe cilësia e in
Qeresteja pa defter për Erjon Veliajn dhe një opozitë për t’i vënë kryqin
Sot Top –Channel përcolli një lajm mbi ndërtimin e një ure të re tek zona e ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot”. Raportimi i kanalit kombëtar në fjalë ka interes të trefishtë: së pari për praktikat që po ndjek Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj, e për të cilat ka akuza direkte. Së dyti për mënyrën sesi raporton ky televizion lajmin dhe së treti për rolin e munguar të partisë më të madhe opozitare, asaj që quhet Demokratike.
Z. Braçe kërko arrestimin e Kelment Balilit…nëse mundesh! Ose zbardhjen e “firmës false” nga Erjon Veliaj
Sot në disa media u publikuan pjesë nga diskutimet e zhvilluara në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste mes të cilave spikaste një propozim I Erjon Braçes që “të arrestojmë ndonjë drejtor të LSI-së”. Ose për ta shkruar saktë: “LSI-së t’i arrestojmë ndonjë drejtor”. Lajmi është i vërtetë si frymë politikë sepse këtë praktikë ka ndjekur kjo parti që në kohën e përplasjeve në vitin 2001. Ndërkohë, Braçe, citohet që të ketë përgënjeshtruar sot lajmin përmes një postimi në Facebook. Shkruan kryetari I Komisionit Parlamentar të Ekonomisë:
Dhuna fiskale është antikushtetuese(në vëmendje të Gjykatës Kushtetuese)
Beu i rilindur i Tiranës gënjen popullin e Tiranës dhe kërcënon ndërtuesit dhe pronarët e trojeve ku ndërtuesit ndërtojnë.
Terminali i ri në Tiranë/Pronari i tokës akuzon Erjon Veliajn: Më tha t'ia shes të huajve
Pronari i tokës ku do të ndërtohet terminali i autobusëve në kthesën e Kamzës kundërshton nisjen e punimeve dhe pretendon se pronën ia kanë njohur 6 vendime gjykate, duke përfshirë edhe atë Kushtetuese. Hajdin Qevani, në një intervistë për "TemaTv" paraqet dokumentacionin përkatës dhe shpreh shqetësimin e tij për këtë çështje. Ai ka kontaktuar menjëherë me bashkinë e Tiranës dhe thotë se ka hasur në arrogancë.
Qentë pa maska mbrojtëse, ligji ekziston dhe atë nuk e zbaton as Ministria e Bujqësisë dhe as Bashkia
Para disa ditësh një qytetar shtiu me armë mbi një qen që i kishte kafshuar një të afërm. Që këtej doli në sipërfaqe shqetësimi i kafshëve që lëvizin pa maska mbrojtëse në Tiranë sidomos, me të zotët që u rendin nga pas të lumtur, pa pyetur për fëmijë apo njerëz të tjerë që detyrohen të ruhen. Dhe kjo lloj sjelljeje do të sillte patjetër një ngjarje të tillë, njësoj si mund të sjellë në të ardhmen, për sa kohë që dikush mund të shohë fëmijën që ia kafshon një qen që mbahet lëshuar. Mirëpo në Shqipëri ka një ligj që e rregullon këtë punë.