Zbardhet projekti për transformimin e Piramidës
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka bërë të njohur sot një projekt për transformimin e ish-muzeut të Enver Hoxhës, njohur ndryshe si Piramida, aktualisht në një gjendje të degraduar. “Piramida do të kthehet në një qendër të madhe arti, qendër eskpozitash, do të fokusohet tek artitstë e rinj. Kemi punuar me arkitektë holandezë. Janë në proces detajimi, se do të jetë e komplikuar. Do ta ristrukturojmë në këtë funksion. Kemi menduar edhe një lloj shkallare për fëmijët që duan të rrëshkasin, se dashur padashur kjo I ka pëlqyer atyre. Do të ketë edhe një kullë vrojtimi”, tha Veliaj në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News 24.
Duke lënë mënjanë aspektet e projektit që si përherë lë dyshime, duhet thënë se vënia dorë mbi këtë objekt është urgjencë. Në vitin 2016 u kalua një VKM për këtë qëllim.
http://balkanweb.com/site/veliaj-zbulon-planin-e-bashkise-per-piramiden-...
Add new comment