enis sulstarova
Kur Fjala mbolli luftën
Mini-minishengeni
Islamofobia e elitave shqiptare*
Shënime për Levantinizmin
Më 22 nëntor 2017 një ndër lajmet kryesorë të mediave në Shqipëri ishte reagimi i Ben Blushit, atëherë kryetar i partisë LIBRA, ndaj votimit të Shqipërisë në OKB pro rezolutës që dënonte vendimin e presidentit Donald Tramp për të zhvendosur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem. Blushi thoshte se Shqipëria nuk kishte asnjë interes për të votuar pro rezolutës dhe as nuk e bëri këtë për të mbrojtur ndonjë parim, por sepse vota pro e Shqipërisë i vlente Turqisë. Reagimin e tij në rrjetet sociale Blushi e mbyllte me fjalinë: “Një shtet levantin, do të thoshte Faik Konica”.
Studimet albanologjike dhe ato pasosmane
Në një konferencë ndërkombëtare, kushtuar gjendjes së tanishme të albanologjisë, që u mbajt në Tiranë në muajin tetor 2018 (shih http://pmpt-tirana.sciencesconf.org), një nga çështjet e diskutuara ishte lokalizimi i studimeve albanologjike në rrethin më të gjerë të studimeve osmane-pasomane, mesdhetare dhe evropiane.
Shqiptaria si fe civile
Një nga parullat më të njohura të Rilindjes Kombëtare, që madje mund të konsiderohet si motoja e lëvizjes kombëtare shqiptare, është vargu i Vaso Pashës “feja e shqyptarit asht shqyptaria”. Parulla përgjithësisht është kuptuar si një thirrje nacionaliste për bashkimin rreth idesë së kombit dhe për të mos lejuar përçarjen dhe grindjen midis shqiptarëve për arsye të përkatësive të tyre fetare.