egjeu

Turqia luan kartën e fundit në Egje - Qipron Turke

Postuar në 04 Maj, 2019 13:22

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu ka deklaruar se Ankaraja nuk do të pranojë asnjë zgjidhje për Qipron që nuk merr parasysh qipriotët turq. 

Është e pamundur për ne që të pranojmë një zgjidhje që injoron tuqit qipriotë, barazinë politike dhe vullnetin e tyre

tha Cavusoglu gjatë një fjale në Këshillin Global të Gazetarisë mbajtur në qytetin Girne në Qipron Turke.  

Ankaraja nis kërkimet për gaz në Egje përmes Qipros Turke

Postuar në 21 Prill, 2019 17:45

Republika e Qipros Turke ka deklaruar se do të kërkojë gaz dhe naftë në Zonën Ekskluzive Ekonomike rë Qipros. Për këtë, ky entitet që njihet vetëm nga Turqia ka informuar edhe Organizatën ë Kombeve të Bashkuara përmes një letre drejtuar sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres.

Sipas kësaj letre, Qiproja Turke ka informuar se kërkimet do të kryhen nga anija turke “Barbaros” dhe ato do të nisin në ditët në vijim.

Kryepeshkopi Chrysostomos: Turqia ka në plan vendosjen e 300 mijë kolonëve në Qipro

Postuar në 01 Janar, 2019 16:35

Ankaraja duket se ka një plan alternative për të vënë dorë mbi rezervat e gazit në Egje dhe për t’i dhënë tjetër pamje gjeopolitikës së këtij rajoni. Të paktën sipas deklarimeve të kryepeshkopit Chrysostomos të Qipros, Turqia po planifikon sjelljen në ishull, konkretisht në zonën veriore që kontrollohet prej saj, 300 mijë kolonë turq për të ndryshuar balancën demografike. Sipas tij, Turqia ka për qëllim marrjen nën kontroll të të gjithë Qipros dhe jo gjetjen e një zgjidhjeje të dakordësuar me pjesën greke.

Greqia, pro një roli të Rusisë në sigurinë europiane dhe përballë Turqisë. Një qasje që kushtëzon edhe raportet Shqipëri-Greqi

Postuar në 16 Maj, 2016 05:32

Greqia duket se po rishikon shumëçka nga pozicioni dhe roli i saj brenda Bashkimit Europian, sidomos sa i përket çështjeve të sigurisë. E prekur rëndë nga kriza e emigrantëve dhe e lënë për një kohë të gjatë e vetme përballë saj, Athina zyrtare po del me propozime që e risjellin atë në prononcimin tradicional si një shtet që “dëshiron të mirëkuptojë interesat ruse”. Në një intervistë për gazetën e djathtë “Kathimerini”, ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias ka mbrojtur ndër të tjera idenë e “një arkitekture të re sigurie për Europën”, brenda së cilës duhet “inkorporuar edhe Rusia”.

Kodheli në Gjermani/Zona rreth Serbisë e pasigurtë, kurse Maqedonia ka ende rrugë për anëtarësim. Kërkohet pjesëmarrje në misionet e NATO-s në Egje

Postuar në 12 Maj, 2016 14:53

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli i ka dhënë një intervistë agjencisë gjernane të lajmeve “Deutsche Welle” në kuadër të vizitës së saj në Gjermani. Kodheli është pyetur për shumë gjëra, por komentet e saj kanë rëndësi në disa çështje, pasi paraqesin pikëpamjen e qeverisë aktuale dhe angazhimet e saj.  

Zgjerimi i NATO-s,  zona rreth Serbisë e pasigurtë. Maqedonia ka ende rrugë për anëtarësimin

Gjenden 21 trupa të tjerë imigrantësh, përfshirë tre fëmijë, në brigjet turke

Postuar në 05 Janar, 2016 12:24

Autoritetet turke kanë gjetur trupat e 21 imigrantëve, përfshirë tre fëmijë, në zona të ndryshme të Egjeut. 11 trupa u gjetën në brigjet e Ayvalik, kurse dhjetë të tjerë në rajonin e Dikili. Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet turke për agjencinë “Reuters” , ndërkohë që gazeta turke “Hyrriet” ka publikuar pamjet tragjike. 

Pages

Subscribe to RSS - egjeu