Turqia luan kartën e fundit në Egje - Qipron Turke
Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu ka deklaruar se Ankaraja nuk do të pranojë asnjë zgjidhje për Qipron që nuk merr parasysh qipriotët turq.
Është e pamundur për ne që të pranojmë një zgjidhje që injoron tuqit qipriotë, barazinë politike dhe vullnetin e tyre
tha Cavusoglu gjatë një fjale në Këshillin Global të Gazetarisë mbajtur në qytetin Girne në Qipron Turke.
Sipas tij pengesë për arritjen e një zgjidhjeje ka qenë administrata e Qipros greke që nuk pranon të ndajë asgjë në ishull. Gazeta turke Hurryiet shkruan se ndërhyrja turke në vitin 1974 ishte për të garantuar turqit e ishullit pas një përpjekjeje për grusht shteti që synonte aneksimin e Qipros nga Greqia.
Diplomcia ka dështuar deri më tani në gjetjen e një zgjidhjeje qoftë edhe me idenë e federalizmit. Por mesazhi i Cavusoglu nuk mund të mos lidhet me mosmarrëveshjet dhe fërkimet në Mesdheun Lindor për gazin. Turqia së fundmi ka hedhur idenë e një bashkëpunimi dypalësh për kërkimin e gazit si një mënyrë për të lënë mënjanë konfliktin dhe në Greqi duket se ka politikanë që e preferojnë këtë zgjidhje. Mirëpo ky është një propozim që nuk mund të kalojë lehtë sado që komplikimi që sjell Qipro Turke nuk është i vogël.
Në një shkrim të para dy ditëve në gazetën “Kathimerini”, profesori i universitetit të Athinës, Angelos Syrigos, shkruante se një gjë e tillë ka ndodhur edhe në vitin 1975, kur Turqia sugjeroi kërkim – shfrytëzim të përbashkët në Egje përtej ujërave territoriale. Asokohe pala greke ra dakord me këtë ide, por jo përpara se të dyja shtetet të ndanin shelfin kontinental. Kjo gjë del sërish në plan të parë në momentin e tanishëm kur në Egje janë zbuluar sasi të mëdha gazi dhe kur lojën aty po e udhëheq ShBA që ka ideuar paktin tripalësh Greqi-Qipro-Izarel.
Përtej këtij aspekti nuk është pa vlerë të sillet si në vëmendje qëndrimi grek i vitit 1975 si kriter krahasues me rastin e Kosovës së cilës i kërkohen gjithfarë marrëveshjesh me Serbinë përpara se kjo ta njohë.
Add new comment