edi rama
Truku i zgjedhjeve me "armikun" Ilir Meta
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zbuluar sot në Asamblenë e PS-së se kush është problemi i të ardhmes së shqiptarëve. Ai është Ilir Meta.
Problemi i madh mes shqiptarëve dhe të ardhmes quhet Ilir Meta dhe LSI. Ky është problemi i madh i zgjedhjeve të ardhshme dhe mendoj se shqiptarët do t’i japin zgjidhje këtij problemi gjatë zgjedhjeve të ardhshme
deklaroi Rama.
Filloi gallata e zgjedhjeve
Vendi po hyn në fushatë elektorale dhe siç po shihet do të kemi rastin që fytyrën e Kryeministrit dhe të ashtuquajturve kundërshtarë politikë të tij do ta shohim shpesh e më shpesh.
Harareti i dy luanëve të politikës. Vetëm për pasuritë nuk folën ndonjëherë
Po lexojmë të gjithë se Shqipëria është trazuar nga sherri i dy luanëve të politikës: presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Njëri thotë e qeveria po dëmton Shqipërinë, tjetri ia pret se po i hyn në borxh shqiptarëve duke ngatërruar punë.
Edhe Zotin të kishim zënë me gurë, këta nuk duhet t'i kishim kusur
Ka rinisur sezoni menstrual i konfliktit mes presidentit dhe kryeministrit. Presidenti shan e mallkon për Rilindjen, kryeministri zografis mençurinë nëpër stoqe dixhitalë cicërimash tuiteri. Duke folur çuditërisht në emër të shqiptarëve që nuk dihet se për cilën arsye mendon se i përfaqëson.
Vetëzbulimi si kryeheroi i “Kështjellës”
Shumica në pushtet ka nisur të asimilojë idenë se një mandat i tretë është shumë i mundshëm. Ideja në fjalë është hedhur në fillim nga kryeministri aktual që ka ende llogari për të rregulluar me firmat e veta dhe siç mund të merret me mend dhe të kuptohet, ajo nuk lidhet me realizimin e ndonjë vizioni apo projekti. Jo. Ajo është grepi rekrutues dhe korruptues i një grupimi ekonomik me militantë nga pas të cilëve u është rigjallëruar shpresa se do të vijojnë ta shtyjnë kështu si dollibashët e një dasme që e paguajmë ne.
Piktura e nacionalistit, falas nga Beogradi
Beogradi zyrtar i ka ardhur sot në ndihmë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke luajtur naivin në një lojë politike fare banale dhe të qartë. Mediat në Serbi përcjellin aktualisht vetëm një gjë nga mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë: deklaratën e Edi Ramës se porti I Durrësit do të vihet në dispozicion të Kosovës.
E thërrasin apo viziton Turqinë? Media pranë Erdoganit: Edi Rama luan me dy porta
Anadolu Agency publikoi një lajm spikatës në 25 shtator. Të paktën ia arriti të tërheqë vëmendjen time. Së pari le ti hedhim një sy titullit: “Në Shqipëri u mbyllën disa shkolla në lidhje me FETO-n.” Tani le të shohim fillimin e lajmit: “Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka vendosur të mbyllë veprimtarinë e tre shkollave në lidhje me Organizatën Terroriste FETO që operojnë në vend.”
Kryeministri Rama zhvillon vizitë informale në Mal të Zi
Gazeta “Vijesti” raporton se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë këto ditë në një viztë jozyrtare në Mal të Zi. Sipas raportimit në fjalë, z. Rama është takuar me Nik Gjeloshajn, që drejton komunën e Tuzit dhe një ndër njerëzit kryesorë politikë të shqiptarëve në Mal të Zi.
KPD-ja vazhdon dhe me Mjedisin
Sot kryeministri i vendit, që përgjigjet për drejtimin ekzekutiv të vendit, ka përsëritur të njëjtën shfaqje që politika e këtij vendi vë në punë sa herë vetëpërfshihet në gjobitje reciproke. Një ditë më parë, presidenti i vendit, dominus Tomorri, u shfaq shumë i shqetësuar për Vjosën dhe luginën e saj të cilën kërkoi ta shpallë Park Kombëtar.
Sot këtij shqetësimi, nxitoi t’i përgjigjet kryeministri, ky artist me vizione ditore dhe kalimtare që ka hedhur romuzin gjithë kuptim:
Zotimi i kryeministrit për rritje të pagës minimale/ Xhepa: Kemi hyrë në “fushatë” elektorale të Ramës
Zotimi i sotëm i kryeministrit Edi Rama për rritje minimale të pagave më 3 mijë lekësh, për ekspertin ekonomik Selami Xhepa, nuk është asgjë më shumë se sa një premtim në nismë të fushatës elekotorale të kryeministrit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.