Zotimi i kryeministrit për rritje të pagës minimale/ Xhepa: Kemi hyrë në “fushatë” elektorale të Ramës
Zotimi i sotëm i kryeministrit Edi Rama për rritje minimale të pagave më 3 mijë lekësh, për ekspertin ekonomik Selami Xhepa, nuk është asgjë më shumë se sa një premtim në nismë të fushatës elekotorale të kryeministrit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Duket se kemi hyrë në një nismë të fushatës elektorale të Ramës. Problemi ka qenë në procesin e zbatimit të politikave, meqenëse qeveria ka vendosur një pagë minimale tashmë dhe nga kjo pikëpamje, problemi mbetet zbatimi dhe se sa e aftë është qeveria të zbatojë ato që i ka vendosur vetë. Pra kemi dy probleme, e para rritja e pagës minimale dhe e dyta, kapacitetet që ka administrata publike për ta zbatuar këtë”.
Gjatë analizës së tij, eksperti i ekonomisë Xhepa, tha se publikimi i shifrave nga ana e kryeministrit Rama se vetëm 33 mijë persona humbën vendet e punës për shkak të pandemisë dhe u ripunësuan 20 mijë persona, më shumë ka të bëj më shifra të kompromentuara.
“Saktësisht shifrat zyrtare të vendit janë të kompremtuara, arsyeja është se ne e dimë të gjithë se Shqipëria dhe Mali i Zi, pritet të shënojnë rënie të nivelit ekonomik me 5 përqind, andaj statistikat janë jo reale. Vëzhgimet që bëjnë organizat e ndryshme në terren, tregojnë se gjendja ekonomike e shqiptarëve është e ndikuar nga situata e pandemisë, ka industri që nuk punojnë më kapacitet të plotë, qendrat e ndryshme nuk funskionojne me kapacitet të lartë, të ardhurat janë të munguara dhe konsumi i përditshëm ka pësuar rënie”.
Sipas një publikimi të EUROSTAT, rreth 24 mijë persona nën 34 vjeç kanë aplikuar për azil 20 muajt e fundit. Lidhur me këtë fakt, Xhepa, thotë se një gjë tashmë është e ditur se shqiptarët, veçanërisht të rinjtë, e shohin të ardhmën e mireqenies së tyre jashtë Shqipërisë. Xhepa thotë se stuktura demografike në vend po pëson tkurrje të madhe.
“Ky është një koment që është bërë prej kohësh, shqiptarët gjithnjë e me shumë po shohin mirëqenien e tyre jashtë vendit, kemi hyrë në një situatë që struktura demografike po ulet dhe kjo po përbën problem të madh në tregun e punës, financave, etj. Në përgjithësi të rinjtë, aty ku tregu i punës nuk është shpërblyes, të gjitha këto bëjnë që të rinjtë të ikin. Forma më tipike e ikjes është studimi i të rinjve jashtë vendit, por jo edhe kthimi në vend për të punuar. Duhet të punohet në rregullimin e sistemit të edukimit, sistemit shëndetësor, tregut të punës”.
Përkitazi me programet e nxitjes së punësimit, eksperti i ekonomise, Selami Xhepa, sugjeron se ato kanë nevojë të rishikohen me themel, meqë janë skema të bëra që në fillimvitet e ’90, dhe pas një studimi se çfarë eshtë bërë me fondet e investimit, tek pastaj mund të shikohen politikat e nxitjes së punësimit në vend.
Add new comment