e majta
Shënim: E majta e konçesioneve, ose e majta me konçesion
Shteti e jep me konçesion një shërbim apo një punë specifike që nuk e kryen dot vetë. Është delikate, e veçantë apo ka të bëjë me një sektor që është i ri dhe i panjohur për vendin. Atëherë hyjnë në lojë kompanitë e specializuara. Po çfarë specializimi duhet për të prodhuar lejet e qarkullimit të makinave dhe databazën për to (që ekziston ndërkaq), një konçesion i dhënë së fundi? Seria e fundit e një seriali të gjatë koncesionesh, të bën të qeshësh (dhe të qash) me të “majtën sociale dhe të prirë ndaj publikes”, kundrejt së cilës e majta në pushtet nuk ka asnjë pikë kontakti.
Kriza e së majtës, koalicioni dhe Edi Rama
Nuk ka asnjë parlament në botë sot që të ketë çështje themelore të diskutimeve të tij largimin e anëtarëve që vijnë nga bota e krimit. Aq e rëndë është gjendja, sa çdo deklaratë e ambasadës amerikane, misionit të BE-së dhe çdo zyrtari të huaj ka në qendër vetëm pastrimin e Parlamentit nga këta njerëz. Në fakt, akuzat e opozitës se kryetari i PS, Edi Rama mblodhi gangsterë e kriminelë dhe i përfshiu në “skuadrën e rilindjes”, disa duke i promovuar në konferenca shtypi, disa duke i mbrojtur publikisht, po provohen të vërteta.